11 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Shkencëtarët zbulojnë një planet të ri i mbuluar totalisht nga uji

Rekomandime

Shkencëtarët kanë arritur të zbulojnë një planet të ri, i cili ndodhet 100 vite dritë larg Tokës.

Sipas shkencëtarëve kanadezë, ky planet është i mbuluar tërësisht me ujë dhe rrotullohet rreth dy yjeve të vegjël.

- Advertisement -

I quajtur TOI-1452b, ai u zbulua nga një grup kërkimor ndërkombëtar i udhëhequr nga Charles Cadieux, një student doktorature në Universitetin Kanadez të Montrealit. Rezultati është publikuar në The Astronomical Journal.

Planeti u identifikua për herë të parë falë teleskopit hapësinor Tess, nga NASA, i projektuar pikërisht për të skanuar galaktikën tonë në kërkim të planetëve jashtë Sistemit Diellor.

Pasi u identifikua, planeti i mbuluar me ujë u analizua në detaje nga një instrument i ri i fuqishëm i instaluar në Observatorin Mont-Megantic në Kanada, i cili bëri të mundur zbulimin e karakteristikave të tij interesante.

- Advertisement -

Kështu ishte e mundur të konstatohej se TOI-1452b orbiton rreth një sistemi yjesh binar më të vegjël se Dielli dhe që janë vetëm 97 njësi astronomike larg njëri-tjetrit, pak më shumë se dyfishi i distancës midis Diellit dhe Plutonit. Planeti, nga ana tjetër, është 70% më i madh se Toka dhe do të mbulohej tërësisht nga një oqean i madh me ujë të lëngshëm.

Të dhënat tregojnë praninë e një bërthame të fortë, ndërsa uji do të përfaqësonte deri në 20% të masës së tij (në Tokë është vetëm 1%). Detaje të reja të këtij planeti të ri dhe interesant do të zbulohen së shpejti falë vëzhgimeve me teleskopin hapësinor James Webb plotësisht funksional për disa muaj./abcnews.al

- Advertisement -

Scoperto un pianeta interamente coperto da oceani (fonte: Benoit Gougeon, Université de Montréal)
-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit