1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Shkoi në polici për të raportuar dhunën në familje, aktivistja Aliu refuzohet për shkak të veshjes

Rekomandime

Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi INJECT, përmes një komunikate për media ka njoftuar se aktivistja Luljeta Aliu, ka paditur Policinë e Kosovës për diskriminim gjinor.

Në komunikatë thuhet se Policia e Kosovës ka refuzuar të pranojë ankesën e Luljeta Aliut për dhunë në familje, pasi që ajo ishte e veshur në një fustan të shkurtër dhe një “maice me rripa”.

- Advertisement -

Më tej, në komunikatë thuhet se Aliu ka ngritur padi për diskriminim gjinor ndaj Policës së Kosovës, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe pesë zyrtarëve policorë.

“Më 31 mars 2017, zyrtari policor A.H. kishte refuzuar ta regjistrojë denoncimin e Luljeta Aliut ndaj bashkëshortit të saj për shkelje të urdhrit mbrojtës dhe dhunë në familje. Në fillim të intervistës, Aliu ia kishte dërguar zyrtarëve policorë përmes emailit Aktvendimin për lëshim të urdhrit mbrojtës të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe kishte treguar për dhunën që po i shkaktohej. Pavarësisht kësaj, zyrtari policor A.H. e kishte urdhëruar atë të largohet nga stacioni policor, pa e regjistruar rastin e pa përpiluar raport për të”, thuhet në reagim.

Komunikata e plotë e Iniciativës për Drejtësi dhe Barazi, pa ndërhyrje:

- Advertisement -

Sipas Policisë së Kosovës «një fustan tejet i shkurtër dhe një maice me rripa» është arsye e mjaftueshme për ta refuzuar regjistrimin e një rasti të dhunës në familje dhe shkeljes së Urdhrit mbrojtës të caktuar nga Gjykata. Për palë të dëmtuara, viktima të dhunës në familje që kërkojnë mbrojtje nga Policia nuk ekziston një kod i veshjes mirëpo, kjo nuk e ka penguar Policinë që ankesën e Luljeta Aliut ndaj zyrtarit policor për refuzim të regjistrimit të rastit të saj, ta refuzojë si të paargumentuar duke u bazuar në një kod të veshjes inekzistent.

Dje, më 23 qershor 2020, Luljeta Aliu ka ngritur padi për diskriminim gjinor ndaj Policisë së Kosovës, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe pesë zyrtarëve policorë.

- Advertisement -

Më 31 mars 2017, zyrtari policor A.H. kishte refuzuar ta regjistrojë denoncimin e Luljeta Aliut ndaj bashkëshortit të saj për shkelje të urdhrit mbrojtës dhe dhunë në familje. Në fillim të intervistës, Aliu ia kishte dërguar zyrtarëve policorë përmes emailit Aktvendimin për lëshim të urdhrit mbrojtës të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe kishte treguar për dhunën që po i shkaktohej. Pavarësisht kësaj, zyrtari policor A.H. e kishte urdhruar atë të largohet nga stacioni policor, pa e regjistruar rastin e pa përpiluar raport për të.

Kundër zyrtarit policor A.H., Luljeta Aliu kishte iniciuar procedurë disiplinore, me ç’rast ankesa e saj ishte refuzuar si «e paargumentuar» nga zyrtari hetues F.H. në kuadër të Drejtorisë Rajonale e Policisë në Prishtinë dhe më pas, nga Komisioni për Ankesa i Policisë, në përbërje të zyrtarëve policorë V.B., T.M. dhe A.Xh.

Shkas për refuzimin e ankesës, kishte qenë arsyetimi i zyrtarit policor A.H., se ka refuzuar të përpilojë raport për denoncimin e Luljeta Aliut, pasi që ajo kishte pasur të veshur «një fustan tejet të shkurtër dhe maice me rripa». Veshja e Luljeta Aliut, sipas tij, ka qenë në kundërshtim me Kodin e Etikës për Zyrtarë dhe Palë të Treta në Institucione. Këtë arsyetim e kishin përligjur të gjithë zyrtarët policorë që kanë marrë vendime për refuzim të ankesës së Luljeta Aliut për shkeljet disiplinore të zyrtarit policor A.H.

Kodi i Etikës për Zyrtarë dhe Palë të Treta në Institucione nuk ekziston. Këtë e ka konfirmuar Zyra për Informim e Policisë së Kosovës pas disa kërkesave të përsëritura për qasje në dokumente publike të parashtruar nga Avokatja Rina Kika, që e përfaqëson Luljeta Aliun në këtë proces. Sipas Kikës, zyrtarët policorë kanë detyrim ligjor t’i regjistrojnë dhe të përgatisin raport për të gjitha rastet e dhunës në familje, e posaçërisht duhet të veprojnë me urgjencë në raste të shkeljes së urdhrave mbrojtës të caktuar nga Gjykata. Shkelja disiplinore e zyrtarit policor A.H. është dashur të vërtetohet nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë në momentin kur ai e ka pranuar se ka refuzuar ta regjistrojë denoncimin e Luljeta Aliut për shkelje të urdhrit mbrojtës.

Në përputhje me praktikën gjyqësore të GjEDNj-së, viktimat e dhunës në familje konsiderohen si viktima veçanërisht të ndjeshme, prandaj shtetet duhet të përfshihen aktivisht në mbrojtjen e tyre. Dhuna në familje ndaj grave konsiderohet dhunë në baza gjinore, sepse i shkaktohet grave për shkak se janë gra ose i ndikon ato joproporcionalisht. Dhuna në baza gjinore pengon seriozisht aftësinë e personave që t’i gëzojnë të drejtat dhe liritë e veta në mënyrë të barabartë me të tjerët, prandaj edhe cilësohet si formë e diskriminimit.

Refuzimi i regjistrimit të denoncimit të Luljeta Aliut për shkelje të urdhrit mbrojtës dhe refuzimi i ankesës së saj ndaj zyrtarit policor A.H. për shkelje disiplinore, ia ka mohuar asaj të drejtën në mbrojtje institucionale dhe të drejtën për trajtim të barabartë.

Përmes padisë, Aliu kërkon nga Gjykata të vërtetojë se Policia e Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme dhe pesë zyrtarë policorë, ia kanë shkelur të drejtën për trajtim të barabartë dhe të drejtën në jetë private dhe familjare.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit