1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Shkolla e parë shqipe s’është hapur në Korçë, por në Kurbin në vitin 1632

Rekomandime

Nga Dorian Hatibi
1. Shkolla e parë shqipe nuk është hapur aspak në vitin 1887 por në vitin 1632.

- Advertisement -

2. Ajo u hap nga klerikët katolikë, të cilët duke parë se çlirimi nga osmanët nuk do të ishte i shpejtë, u zotuan se do të ruanin gjuhën shqipe me çdo kusht.

3. Për këtë ata zgjodhën fshatin e thellë të Gallatésë, në Kurbin, i cili asokohe ishte larg syve të autoriteteve turke.

4. Shkolla kishte një plan didaktik dhe përgatiste nxënës nga zona deri ne ciklin e dytë të studimeve, disa prej të cilëve dërgoheshin menjëherë më pas nëpër universitetet italiane. Ajo vazhdoi të funksiononte deri në fund të shekullit XVIII.

- Advertisement -

5. Jo vetëm shkolla e Kurbinit, por çdo shkollë tjetër në Europën e asaj kohe kishte natyrë fetare. Kjo nuk ia heq aspak asaj rolin edukativ. Përkundrazi, të gjitha universitetet moderne kanë lindur si shtojca të Katedraleve Europiane. Dhe ato nuk kanë turp ta theksojnë këtë gjë…, por mbajnë me krenari në çdo emblemë datën mesjetare të themelimit.

6. Tek ne, komunistët dhe osmanët e kishin të pamundur të pranonin se katolikët dhe veçanërisht mirditorët ishin në gjendje të hapnin shkollën e parë shqipe. Kështu bën-ç’bën dhe sot shkollën e parë shqipe në Kurbin nuk e përkujton më askush, pavarësisht se ajo shkollë mbrojti me gjak gjuhën shqipe për gati 3 shekuj me radhë!

- Advertisement -

Për ata që duan të shohin diploma, syllabuse apo fotografi nxënësish për të besuar… epo ishte viti 1632… dhe vëllezërit turq atëherë, ndryshe nga vëlla Erdogani sot… shqipen e duronin pa aq sa djalli temjanin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit