1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

“Shkombëtarizimi masiv mental e bën irrelevant peshën demografike” – Latifi reagon për përqindjen e madhe shqiptare në Maqedoni

Rekomandime

Profesori universitar dhe filozofi, Blerim Latifi, me t’u publikuar të dhënat zyrtare të censusit në Maqedoni ku 30 përqind e popullsisë rezultuan të jenë të etnisë shqiptare, reagoi përmes një shkrimi ku tha se ndonëse “[shqiptarë] janë kaq shumë” prapëseprapë “kanë aq pak peshë në shtetin e Maqedonisë së Veriut”.

Por, se pse një gjë e tillë është kështu, Latifi identifikon një shkak elementar.

- Advertisement -

“Zbehja e identitetit kombëtar përballë atij fetar, shkombëtarizimi masiv mental është shkaku që peshën e tyre demografike e bën irelevante”, tha ai.

“Një etni mund të fuqizohet politikisht vetëm përmes një ndërgjegje të fortë kombëtare”, thekson filozofi Latifi.

“Pesha demografike e saj e humbet vlerën reale”, pohon Blerim Latifi, “po qe se nuk e ka këtë”.

- Advertisement -

“Në këtë drejtim strategjitë antishqiptare të elitave maqedonase ia kanë dalë të kenë sukses tepër të madh. Për të mos thënë të plotë”, rikujton ai.

“Pa nacionalizëm popujt janë të destinuar të bëhen lodra në duart e të tjerëve”, përfundon Latifi.

- Advertisement -

Në censusin e publikuar të Maqedonisë së Veriut 619 mijë e 187 banorë rezultojnë shqiptarë, përkatësisht 29.52% të popullatës së përgjithshme, kundrejt 54% maqedonas.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit