Ka shkuar në 54 numri i personave të vdekur nga virusi COVID-19 në Kosovë.
Në njoftimin e fundit të IKSHPK-së bëhet e ditur se numri i viktimave tani për tani është 54, teksa deri mbrëmë ishte 52.
Në bazë të këtij njoftimi bëhet e ditur se edhe dy persona të tjerë humbën jetën, të cilët kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese, raporton Indeksonline.
“Numri total i rasteve pozitive 2.991 raste nga 24.046 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 54 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftim.