1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Shkrimtari serb fton Bidenin që të rrëzojë Vuçiqin

Rekomandime

Marko Vidojkoviç, shkrimtar serb dhe pjesëmarrës në protesta në Beograd në dëshirat e ndërrimit të moteve primare ka bërë ftesën publike drejtuar presidentit Joe Biden që të rrëzojë presidentin Vuçiq, shkruan “Novosti” që e quan të turpshme këtë deklaratë.

- Advertisement -

Ai ndër tjera ka shkruar se Biden duhet të ndihmojë popullin serb të rrëzoi diktaturën e Vuçiqit.

“Në vitin 2021 pres që administrata e Bidenit të ndihmojë qytetarët e Serbisë që të rrëzohet diktatura e Vuçiqit, pasi vetë nuk po mundemi” ka shkruar ai.

Të përkujtojmë se Vidojkoviç në protestat e dështuara, shkruan “Novosti” që ka organizuar opozita në fillim të vitit 2020, ka qenë njëri ndër folësit ku ftoi në rrëzimin e presidentit Vuçiq.

- Advertisement -

Protestat dështuan ndërsa urrejtësit e deklaruar serb që punojnë kundër shtetit të vetë kanë vazhduar që të kenë dëshira të turpshme si kjo e Vidojkoviç, shkruan gazeta.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit