Gjatë ditës është raportuar për një grup çeçenesh me në krye prijësin e tyre, Ramazan Kadirov, janë futur në Ukrainë, por me gjasë nuk i ka zgjatur shumë qëndrimi i tyre në Ukrainë, pasi që është raportuar se janë zënë në pritë nga ukrainasit.
Një ekip zbulimi çeçen është zënë në pritë nga ukrainasit sot, raportojnë mediat ukrainase.
Në pamjet më poshtë mund të shkoni pritën që i është bërë çeçenëve nga ushtria ukrainase.
Ndryshe, ishte njoftuar se Putin ka lëshuar skuadra vrasëse për të eliminuar presidentin ukrainas Zelensky dhe familjen e tij si caku numër një. Në këtë operacion janë edhe zyrtarë tjerë të lartë ukrainas. Ishte pretenduar se skuadra speciale çeçene ‘gjuetarësh’ janë lëshuar në Ukrainë për të vrarë apo zënë rob zyrtarë të larë ukrainas.
Çeçenët e Kadirov kanë hyrë në betejë prej të parëve në Ukrainë, por e pësuan keq bashkë me parashutistët rusë pas rezistencës së rreptë të ukrainasve që i dërrmuan avangardën ushtarake ruse.
A Chechen reconnaissance team was ambushed by the Ukrainians today.
One of the Chechens can be seen “resting” in his car immediately after the ambush. pic.twitter.com/oiwj9kBpZi
— Visegrád 24 (@visegrad24) March 13, 2022
Mercenarët e presidentit rus dështuan keq, derisa një video që po qarkullon në Youtube tregon ata duke glorifikuar veten e tyre para se të nisen drejt fshatrave të Ukrainës.
Руслан Шаведдинов:
«Все новости о кадыровцах: проехались на танке, поорали, сняли на видео, передали привет Рамзану, поорали, теперь идут по посёлкам Украине и что-то орут. А пропаганда трубила, что кадыровцы за считанные часы возьмут Киев»
НАШ СПЕЦЭФИР: https://t.co/LCqa6EEMWh pic.twitter.com/pRIVQCRluf
— ФБК (@fbkinfo) March 12, 2022