4.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Shkuan për trajnim në Zvicër, familja kosovare mbetet qe 4 javë atje për shkak të mbylljes së rrugëve

Rekomandime

Kosova ka krijuar një kamp karantine për të gjithë të kthyerit. Dhe, për momentin, në këtë karantinë nuk ka më hapësirë për të pranuar të kthyer tjerë

- Advertisement -

Zvicra tashmë ka kthyer rreth 5000 shtetas të saj që kishin mbetur të bllokuar në vende të ndryshme të botës. Por, ka dhe shtetas të huaj që, për shkak të mbylljes së rrugëve si pasojë e koronavirusit, janë bllokuar në Zvicër.

Blick TV raporton lidhur me një kosovar i cili tash katër javë ka mbetur i ngujuar në Gossau SG..

Xhevat Muqa bashkë me punonjësit e tij të rinj të një kompanie të i pajimeve për energji solare nga Kosova kishin planifikuar një javë qëndrimi komod në zvicër, në kuadër të trajnimeve profesionale në Evropë, transmeton albinfo.ch.

- Advertisement -

Por gjërat dolën ndryshe: ai, me gruan dhe djalin ka mbetur prej katër javësh për të banuar në familjen e vëllait të tij në Gossau SG. Siç dihet Kosova ka krijuar një kamp karantine për të gjithë të kthyerit. Dhe, për momentin, në këtë karantinë nuk ka më hapësirë për të pranuar të kthyer tjerë.

Pasi që rruga ajrore është mbyllur prej kohësh, ata kanë menduar të udhëtojnë me makinë, por, nuk lejohen të kalojnë nëpër Austri. Kështu, rruga për në atdhe mbetet e bllokuar për ta

- Advertisement -

Xhevati tregon për televizionin zviceran se si është duke mbajtur kontakte me konsullatën dhe autoritetet tjera përgjegjëse që t`i bëhet një zgjidhje. Por, deri më tani nuk ka asgjë të re. Ai duhet të qëndrojë në Zvicër deri në hapjen e rrugëve për në Kosovë, shkruan albinfo.ch. Hapje kjo që nuk dihet se kur do të bëhet.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit