1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Shkup, reagime ndaj heqjes së shenjave në shtëpinë e lindjes së Nënë Terezës

Rekomandime

Qyteti i Shkupit ka hequr shenjat që simbolizonin vendin ku ndodhej shtëpia e lindjes së Nënë Terezës në sheshin qendror.

Kjo ka nxitur reagimin e Institutit për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore rë Shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, që kërkon kthimin sa më parë të këtyre shenjave, ndryshe do të njoftojë përfaqësitë diplomatike dhe Vatikanin.

- Advertisement -

Instituti i Trashëgimisë Kulturore të Shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut kërkon nga komuna e Shkupit që të kthejë shenjat në sheshin e qytetit që simbolizonin themelet e shtëpisë në të cilën kishte lindur Gonxhe Bojaxhiu, e shenjta Nëna Terezë.

Këto shenja ndodheshin mbi asfalt në një pjesë të sheshit kryesor në hyrje të qendrës tregtare të qytetit. Qyteti i Shkupit i hoqi ato gjatë një rinovimi që i bëri kësaj pjese të sheshit dhe pikërisht në vendin ku ndodheshin shenjat, bashkia mbolli bar. E gjithë kjo ndodhi gjatë izolimit nga pandemia e koronavirusit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit