Disa shoferë kanë bllokuar autostradën, pasi u ndalën në mes të rrugës për të mbledhur paratë që dolën nga disa çanta që ranë nga një kamion i blinduar në një autostradë të Kalifornisë Jugore.
“Një nga dyert u hap dhe çanta me para ranë jashtë,” thanë zyrtarët.
Disa çanta u hapën, duke shpërndarë para – kryesisht kartëmonedha 1 dhe 20 dollarë – në të gjitha korsitë dhe duke e çuar autostradën në një ndalesë kaotike, shkruan AP.
Në videon e publikuar në internet, shihen disa njerëz duke qeshur dhe kërcyer ndërsa mbanin tufa me para.
Dy persona u arrestuan në vendngjarje dhe u paralajmërua se të tjerët që do të zbuloheshin se i kishin marrë paratë mund të përballeshin me akuza penale.
Nuk dihet shuma e parave që humbën. Megjithatë, të paktën një duzinë njerëzish i kishin kthyer paratë që i kishin mbledhur deri të premten pasdite.