Ramadan Zejnullahu nga fshati Skifteraj i Vitisë u godit sot nga një veturë, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Vozitësi i makinës që ishte në shpejtësi të madhe nuk i ndihmoi, por u largua nga vendi i ngjarjes pa u ndalur fare.
“Më ka rrok me pasqyre edhe më ka qit në ara, më ka ndihmu një kushëri, ish kanë duke shku me pi kafe. E ka thirr vëllaun e më kanë çu tek mjeku”, tha Zejnullahu.
Vozitësin po mundohen ta gjejnë edhe familjarët e Ramadanit, që thonë se shoferi duhet të marrë dënimin meritor.
Ndërkaq, Policia ka bërë të ditur se po merret me rastin dhe se janë duke mbledhur informata që i dyshuari të kapet sa më parë.