1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Shifra stratosferike që fitojnë Pfizer dhe Moderna për vaksinat anticovid

Rekomandime

Autorizimi i pashmangshëm i vaksinës “Pfizer” kundër koronavirusit në Shtetet e Bashkuara është një moment mjaft i rëndësishëm për shkencën, ekonominë dhe njerëzimin. Ky moment historik është gjithashtu një prodhues i madh parash për kompanitë që zhvilluan vaksinat.

- Advertisement -

Analistët e “Wall Street” kanë parashikuar që “Pfizer” dhe “Moderna” do të gjenerojnë rreth 32 miliardë dollarë të ardhura nga vaksina vetëm gjatë vitit të ardhshëm.

Kjo është një rritje e jashtëzakonshme për kompaninë Moderna, një kompani e re bioteknologjike, për të cilën pak njerëz mund të kishin dëgjuar para vitit 2020, ndërsa tani është në prag të marrjes së autorizimit nga FDA. Ndërkohë, “Pfizer” parashikohet të arkëtojë rreth 19 miliardë dollarë nga vaksina në vitin 2021.

“Pfizer” do të ndajë të ardhurat e saj me “BioNTech”, një kompani gjermane me të cilën ajo po bashkëpunon për zhvillimin e vaksinës.

- Advertisement -

“Pfizer” ka nisur tashmë aplikimin në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa pritet që shumë shpejt kjo gjë të ndodhë edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit