-3.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Shokon ish agjenti i SHIK-ut, zbulon njeriun e Hashim Thaçit në Gjykatën Speciale

Rekomandime

“Nuk është fare sekret se ministri Tahiri ish këshilltar i Hashim Thaçit punon edhe sot për ta dhe e informon rregullisht Hashim Thaçin për dëshmitar që munden me paraqit rrezik për vet presidentin Thaçi i cili ka arritur gjer sot t’i blej me dekorata, me ndonjë vend të punës, disa duke i marr edhe si këshilltar, si Bislim Zyrapin ose ka arrit gjatë viteve t’i eliminoj edhe fizikisht, t’i vrasin apo t’i zhdukin shumicën e dëshmitarëve që munden ta implikojnë vetë presidentin në vrasje politike, në krime të luftës dhe në zhvatje të fondeve të popullit dhe shtetit të Kosovës”, tha Miftari për “Kosova Sot Online”.

Ftesa që i është bërë Ministrit të Drejtësisë në detyrë, Abelard Tahirit për intervistim nga Gjykata Speciale, sipas ekspertëve të sigurisë, nuk mundë të ndërlidhet aspak më dyshimet për krime të luftës, por vetëm me keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe mundësinë e nxjerrjes së të dhënave sekrete në raport me Gjykatën Speciale, pjesën e kompetencave dhe autorizimeve që ka me ligj Ministria e Drejtësisë.

- Advertisement -

Sipas raportimeve në medie, thuhet se ftesa që i është bërë Ministrit të Drejtësisë në detyrë, Abelard Tahirit, ka të bëjë pikërisht me përpjekjen për ndikim në këtë gjykatë dhe për shkak të dyshimeve se ka nxjerrë informacione sensitive nga zyra për Mbrojtjen e të Akuzuarve Potencial.

Këtë dyshim e shprehë edhe eksperti i sigurisë, ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, i cili thotë se tanimë dihet se Zyra për Mbrojtjen e të Akuzuarve potencialë nga Gjykata Speciale, që funksionon në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, ishte krijuar pasi që kishin filluar të vinin ftesat e para për intervistim nga Haga.

E sipas Miftarit, me këtë rast po dëshmohet katërçipërisht se politika e inkriminuar që ka kapur shtetin dhe drejtësinë vendore kosovare, ka arritur që të shtrij ndikimin e vetë kriminal edhe tek Gjykata Speciale për krimet e supozuara të luftës, prandaj nuk ka shumë shpresë që më shpejtë të ndodhë kapja e shtetit dhe sistemit të sundimit të ligjit.

- Advertisement -

Miftari thotë se nga kjo zyrë mundë të jenë nxjerr edhe informacione zyrtare sekrete të cilat i kanë shërbyer Hashim Thaçit për përgatitjen e mbrojtjes së tij në pritje të intervistimit nga Specialja .

“Thirrja e ministri të drejtësisë Kosovare nga ana e Tribunalit special të Hagët ka të bëjë me atë se ministri Abelard Tahiri dyshohet me bazë se ka nxjerr informacione sekrete, zyrtare nga çështja e të ftuarve dhe dëshmitarëve të thirrur nga Tribunali Ndërkombëtar për Krime të Luftës. Nuk është fare sekret se ministri Tahiri ish këshilltar i Hashim Thaçit punon edhe sot për ta dhe e informon rregullisht Hashim Thaçin për dëshmitar që munden me paraqit rrezik për vet presidentin Thaçi i cili ka arritur gjer sot t’i blej me dekorata, me ndonjë vend të punës, disa duke i marr edhe si këshilltar, si Bislim Zyrapin ose ka arrit gjatë viteve t’i eliminoj edhe fizikisht, t’i vrasin apo t’i zhdukin shumicën e dëshmitarëve që munden ta implikojnë vetë presidentin në vrasje politike, në krime të luftës dhe në zhvatje të fondeve të popullit dhe shtetit të Kosovës”, tha Naim Miftari për “Kosova Sot Online”.

- Advertisement -

Sipas Miftarit, kjo gjendje, më së miri flet se sa thellë është i kapur shteti nga mafio-politika e inkriminuar.

“Kjo tregon se asnjë institucion, qeveria, drejtësia, prokuroria, policia, inteligjenca e gjithë aparati i shtetit është i kontrolluar nga klani pronto PDK, por deri diku edhe LDK dhe AAK kanë ndikim dhe kontroll në këto institucione shtetërore, prandaj një shtet i kapur zor se lirohet nga kapja e shtetit nga vet ato parti e individ që vet janë në anën dhe pjesës e krimit të organizuar, korrupsionit dhe krimit”, tha Miftari për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit