-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Shoqata e Gastronomëve u bën thirrje gastronomëve që ta respektojnë ditën e zisë për Madeleine Albright

Rekomandime

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës u ka bërë kërkesë bizneseve të kësaj fushe që ngjarjet e parapara për ditën e sotme t’i shtyjnë për një datë tjetër.

Këtë kërkesë ata e kanë bërë në nderim të ish-Sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, e cila vdiq të mërkurën dhe për të cilën shteti ka shpallur ditë zie.

- Advertisement -

“Të nderuar gastronomë, kërkojmë nga ju që eventet e parapara për sot t’i shtyni për një datë tjetër!”, thuhet në kërkesën e Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës.

“Ju lutemi për mirëkuptimin tuaj sepse mbajtja e eventeve nuk ka kuptim në ditë zie të shpallur nga presidentja e Republikës së Kosovës”.

“Me respekt të dedikuar ndaj mikeshës dhe heroinës së popullit të Kosovës, znj. Madeleine Albright, që dha kontribut të jashtëzakonshëm për gëzimin e lirisë sonë!”

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit