7.9 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Shoqata e Mullisëve paralajmëron shtrenjtim të miellit deri në 60 euro për 100 kg

Rekomandime

Si pasojë e luftës në Ukrainë, kohët e fundit është vërejtur ngritje e çmimit të shumë produkteve bazike.

Tani pritet që të rritet edhe çmimi i miellit e grurit për çka kanë reaguar edhe mullisët. Kreu i kësaj shoqate ka thënë se vendi do të përballet edhe me ngritjen e çmimit të bukës në nivel vendi.

- Advertisement -

Kryetari i Shoqatës së Mullisëve të Kosovës, Bashkim Zejnullahu, paralajmëron shtrenjtim të miellit edhe në Kosovë deri në 60 euro për 100 kg.

“100 kilogram ende jemi duke e shitur për 52. Këtë që po e shesim tash jemi tu e shit prej rezervave tona përndryshe importi ka hip shumë”, tha ai për RTK’në.

Zejnullahu paralajmëroi edhe për shtrenjtim të bukës deri në 50 cent në tërë vendin.

- Advertisement -

Në vend janë shtrenjtuar edhe karburantet, si dhe shumë produkte të tjera bazike si sheqeri e vaji.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit