8 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Shpallet tender në vlerë rreth 1 mijë euro, për ta ngjyrosur Kryeministrinë

Rekomandime

Vetëm një javë pasi Albin Kurti u zgjodh Kryeministër i Kosovës, Ministria e Administratës Publike ka shpallur tender për furnizim me ngjyrë për ngjyrosjen e zyreve në ndërtesën e Kryeministrisë.

Përmes njoftimit për nënshkrim të kontratës, të publikuar nga MAP’i në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, është bërë e ditur se për lyerjen e mureve në ndërtesën e Kryeministrisë do të shpenzohen rreth 1 mijë euro nga buxheti i shtetit.

- Advertisement -

“Furnizim me ngjyrë për ngjyrosjen e zyrave në ndërtesën e Kryeministrisë”, thuhet në njoftimin për nënshkrimin e kontratës.

Për këtë tender kishin aplikuar tri kompani, por që në fund fituese është shpallur kompania “Elektroterm-Ing”.

Kontrata është nënshkruar më 13 shkurt të këtij viti.

- Advertisement -

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit