1.9 C
Pristina
Saturday, November 30, 2024

Shpend Ahmeti: Aman mos bëni politikë me vetëvrasjen e 26-vjeçarit

Rekomandime

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas vdekjes së 26-vjeçarit nga Gjilani i cili u hodh nga konvikti në të cilin po qëndronte i izoluar pasi u kthye nga Gjermania në Kosovë. Ahmeti po kërkon që të mos bëhet politikë me vetëvrasjen e 26-vjeçarit

Përmes një statusi në Facebook, Ahmeti po thotë se në këto ditë duhet secili t’i qëndrojë afër familjes së 26-vjeçarit e jo të ndjellet urrejtje dhe dnasi.

- Advertisement -

“Aman, mos ndjellni edhe më shumë urrejtje e ndasi. Qëndroni familjes pranë sa më shumë. Kjo nuk është vetëvrasja e parë, por mundemi me punu me qenë e fundit në këtë pandemi. Depresioni është sëmundje me të cilin shumica prej nesh jemi ballafaqu. Prandaj edhe duhet të trajtohet e të ndihmohet çdo person që mund të shfaq simptome”, ka shkruar Ahmeti.

Ai shton se duhet të kërkohet hetim dhe përgjegjësi për vdekjen e 26-vjeçarit.

“Le të kërkohet hetim e përgjegjësi, por me këtë vrull të sulmeve po duket thua se kemi kërkuar që diçka të shkoj keq. Po shpresoj se e kuptojnë dyja palët që lufta e pakursyer politike në kohë pandemie mund të ketë pasoja të rënda. Ngushëllime familjes e shpresoj se e gjejnë forcën me përballu këtë humbje të madhe”, ka shkruar Ahmeti.

- Advertisement -

26-vjeçari nga Gjilani vdiq pasditen e së dielës, pasi u hodh nga konvikti ku po qëndronte në karantinë pas kthimit nga Gjermania në Kosovë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit