5.8 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Shpend Ahmeti e ngucë fort Kadri Veselin, njeriu i tij ia largon posterët

Rekomandime

Institucionet lokale në Komunën e Kamenicës kanë vendosur që të largojnë nga hapësirat publiket të qytetit, posterë e Partisë Demokratike të Kosovës konkretisht ato të kreut të kësaj partie, Kadri Veselit.

Fillimisht video e largimit ishte publikuar në një televizion lokal të qytetit, ndërkohë Gazeta Express ka kontaktuar edhe me kryetarin e Kamenicës, Qëndron Kastrati, dhe ka drejtuar pyetje edhe në adresë të Komunës së Kamenicës.

Kastrati ka thënë se nga informacionet e para që ka, është se posterët po largohen për shkak se nuk është marrë leje në organet kompetentente të Komunës për t’i vendosur ata.

- Advertisement -

E njëjta gjë është pohuar edhe në një përgjigje zyrtare nga Komuna e Kamenicës ku thuhet se posterët e PDK’së janë larguar pasi kompania që i ka vendosur ata nuk ka marrë leje për vendosjen e tyre në Drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe Inspektorat.

“Largimi i posterëve është bërë për arsye se për të shfrytëzuar hapësirën publike si në rastin në fjalë duhet të kërkohet leje në Drejtorinë për Shërbime Publike dhe Inspektorat. Një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Aq më shumë që kompania në fjalë përfiton nga subjektet politike duke shfrytëzuar hapësirën publike të Komunës sonë.”, ka thënë Margarita Rashiti në një përgjigje për Gazetën Express.

E pyetur nëse janë larguar edhe posterë të partive tjera, përveç atyre të PDK’së, ajo ka thënë se asnjë subjekt tjetër politik nuk ka vendosur ende posterë, por thotë se në momentin që do të marrin informacione se janë vendosur pa leje, do të veprojnë njëjtë.

- Advertisement -

“Asnjë subjekt tjetër politik nuk ka vendosur posterë. Në momentin që informohemi që janë vendosur, veprojmë njëjtë”, ka përfunduar ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit