4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Shpend Ahmeti merr në telefon Albin Kurtin, bisedojnë për masat kundër koronavirusit

Rekomandime

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kanë lënë anash “armiqësinë” mes tyre dhe janë bërë bashkë në luftën kundër koronavirusit.

- Advertisement -

Ata sot kanë zhvilluar një bisedë telefonike, ku kanë biseduar për bashkëpunimin institucional për masat e reja kundër pandemisë, koronavirus.

Ahmeti përmes një shkrimi në “twitter”, ka thënë se koordinimi i institucioneve është kyç në këtë betejë të përbashkët.

Shkrimi i plotë:

- Advertisement -

Sapo zhvillova një bisedë telefonike me kryeministrin. E informuam njëri-tjetrin për masat e ndërmarra dhe për atë se çka mendojmë se duhet bërë. Koordinimi i institucioneve është kyç në këtë betejë të përbashkët. Por edhe koordinimi i qytetarëve për #rriNshpi edhe më shumë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit