-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

“Shpërthen” Haxhi Avdyli ndaj ‘ish-pushtetarëve të shndërruar në analista’

Rekomandime

Deputeti i Kosovës, Haxhi Avdyli ka reaguar ndaj analistëve në Kosovë.

- Advertisement -

Ai thotë se ish-pushtetarët e shndërruar në analistë po kritikojnë Qeverinë për shtrenjtimin e bukës.

E tash, sipas tij, kur Qeveria ndan 100 euro për zbutjen e varfërisë për skemat më të rrezikuara sociale dhe pensionistët, analistët klithin se ky është abuzim me pushtetin për qëllime politike.

Ai thotë se këta mbesin të njëanshëm dhe në shërbim të ish pushtetarëve.

- Advertisement -

Avdyli thekson se dikur ish pushteti ua mbushte fytin me fonde.

Reagimi i plotë:

- Advertisement -

Ish pushtetarët të shndërruar në analista: Shtrenjtohet buka. Qeveria s’po kujdeset për skema sociale.

Kur qeveria ndan 100 € për zbutjen e varfërisë për skemat më të rrezikuar sociale dhe pensionistët të njëjtit analista paturpësisht klithin se ky është abuzim me pushtetin për qëllime politike.

Çka të thuhet këtu. Mbesin të njëanshëm e në shërbim të ish pushtetarëve sepse ish pushteti ua njomte fytin e tyre me fonde.

Tash ndihma për skema sociale për ta edhe ju duket abuzim sepse për ta s’ka para.

S’është keq këta analista të thërrasin një protestë për keqpërdorimin me pensionistët. Por paraprakisht le ti pyesin pleqtë si po ndihen sot nga ky “abuzim” me ta.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit