Sadri Ramabaja, analist e aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, ka komentuar deklaratën e Memli Krasniqit, i cili deklaroi se kryeministri Albin Kurti ka qenë vazhdimisht në anën e gabuar të historisë.
Në fakt, z.Ramabaja ka shpërthyer në komente të papranueshme ndaj Krasniqit të PDK-së, duke e quajtur palaqo, e politikan që e ka humbur arsyen.
“Po ta dëgjonte ai së fundmi reperin tonë të katapultuar në politikanë, Memli K., tek flet për rreshtimin historik të km Kurti, do të konkludonte se Memli i gjorë, tashmë na paska humbur lidhjen me realitetin si element i domosdoshëm i gjykimit racional.”, shkroi ndër të tjera z.Ramabaja.
Ai ka thënë se deklarata e z.Krasniqit ia kujtonë një zhurmë turko-mongole.
“Shih për këtë, deklarata e tij më kujton më shumë zhurmën e krrakrrave turko-mongole, tek përplasen në muret e rrugicave me kalldrëm të civilizimit oriental, tok me mendësinë e tribalizmit mesjetar.”, shkruan z.Ramabaja.