DURRËS– Një shpërthim me tritol është regjistruar mbrëmjen e sotme në shtëpinë e Kreut të Federatës Shqiptaret të Futbollit, Amrnad Duka.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 22:00 të mbrëmjes së sotme, në Durrës, ku banon edhe Duka. Vetëm kreu i FSHF-së është nisur me urgjencë nga Tirana drejt banesës së tij.
Paraprakisht raportohet se nga shpërthimi ka dëme materiale, kryesisht në portën e jashtme të shtëpisë. Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe punon për sqarimin e plotë të rrethanave të saj.