1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Shqetësimet në Senat se Asociacioni mund të çojë në Republika Srpska, çfarë thotë Escobar

Rekomandime

Emisari Special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka raportuar në Nënkomisionin për Evropën dhe Bashkëpunimin Rajonal të Sigurisë në kuadër Komisionit për Punë të Jashtme në Senatin amerikan në lidhje me Ballkanin Perëndimor.

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Bob Menendez është shprehur i shqetësuar se themelimi i Asociacionit në Kosovë mund të çojë në një Republika Srpska. Escobar në anën tjetër ka thënë se nuk janë për formimin e një Republika Srspka por i kanë propozuar qeverisë së Kosovës që të shqyrtojnë modele të Asociacionit që ata mendojnë se nuk e cenojnë sovranitetin e shtetit.

- Advertisement -

“E kuptoj se ju dhe partnerët evropianë i keni kërkuar Kosovës që ta themelojë një Asociacion të Komunave me Shumicë serbe dhe derisa ky koncept ka bazën në marrëveshjen e Brukselit më 2013, jam i shqetësuar se kjo do të çojë në një “Republika Srpska” në Kosovë. Për më tepër Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se koncepti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe citoj “Jo plotësisht në përputhje me frymën kushtetuese”. A jeni i shqetësuar që një Asociacion i tillë mund të çojë në destabilizim të Kosovës dhe të heqë fuqinë e rezervuar për qeverinë qëndrore të Kosovës”, ka pyetur senatori Menendez.

Esocbar në fjalën e tij tha se Gjykata Kushtetuese nuk e ka hedhur poshtë formimin e Asociacionit prandaj ai duhet të formohet veçse qeveria e Kosovës duhet të shqyrtojë modele që ata mendojnë se nuk e cenon sovranitetin e shtetit.

- Advertisement -

“Nuk mendoj. Ne përkrahim formimin e Asociacionit për shumë arsye, njëra është se ajo është nënshkruar edhe pse Gjykata Kushtetuese ka vendosur se disa pjesë të propozimit nuk janë në përputhje me Kushtetutën nuk ka thënë se Asociacioni është jokushtetues. Në kontekst të dialogut është në dorën e Kosovës dhe Serbisë që të vendosin se si do të duket Asociacioni, nuk nevojitet që të bëhet dhe ne qartë nuk dëshirojmë të bëhet një Republika Srpska por ne kemi nxitur qeverinë e Kosovës që të shqyrtojnë modele që ata besojnë do të jenë në përputhje dhe që nuk e cenojnë sovranitetin dhe funksionalitetin e shtetit si një mënyrë që ju lejon serbëve të përfitojnë mjekim dhe edukim në gjuhën serbe. Personalisht mendoj që kjo do të largonte përpjekjet e Beogradit në komunitetet serbe dhe do ta kalonte tek institucionet vendore transparente nën kontrollën e qeverisë së Kosovës në fakt do të rriste sovranitetin e Kosovës nuk do ta ulte”, tha Escobar.

Tutje kryetari i Komitetit, Menendez e ka pyetur Emisarin Escobar se çfarë kompromise po kërkohen nga Serbia për të justifikuar presionin ndaj Kosovës.

- Advertisement -

“Çfarë kompromise jeni duke kërkuar ju nga Serbia për të justifikuar presionin ndaj Kosovës në këtë mënyrë”, ka pyetur ai.

Escobar është përgjigjur se në dialog nuk bisedohet për statusin e Kosovës por për njohjen e saj si shtet sovran.

“Së pari, qëllimi i dialogut është të lëvizet gjithçka në drejtim të Kosovës për tu bërë i sinqertë, me rezultatin përfundimtar njohjen reciproke e cila mungon, kështu që nuk është për statusin e Kosovës por për njohjen e saj si shtet i pavarur dhe sovran. Me mbështetjen tonë dhe mbështetja jonë për Kosovën është e vendosur ne duam të sigurohemi që dialogu u ndihmon të kapërcejnë sfidat e vështira për dy shtetet që të kenë të ardhme të përbashkët evropiane”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit