1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Shqipëria e varur nga Rusia e Serbia për furnizimin me drithëra

Rekomandime

77.5 për qind të importit të drithit, Shqipëria e realizon në Rusi e Serbi.

Ukraina dhe Rusia janë kampionë botërorë të industrisë së grurit dhe furnizojnë mbi 25 për qind të nevojave në botë të drithrave.

- Advertisement -

Konflikti mes Ukrainës dhe Rusisë ka nxitur një rritje të ndjeshme të çmimit të drithërave në nivel global, që mund të theksohet edhe më tej nëse ky konflikt përshkallëzohet.

Gjatë vitit 2020, Shqipëria ka prodhuar rreth 684 mijë tonë drithëra, ndërkohë që ka importuar rreth 364 mijë tonë.

Pra, importi zë afërsisht rreth 35 për qind të kërkesës vendase të drithërave, çka do të thotë se një krizë e mundshme në arenën ndërkombëtare do të kishte ndikim të ndjeshëm edhe në tregun shqiptar, që gjatë vitit të kaluar u vu re një rritje e konsiderueshme e çmimit të bukës si pasojë e shtrenjtimit të çmimeve në import.

- Advertisement -

Vendi ku Shqipëria importon më shumë drithëra është Rusia, që zë rreth 41.2 për qind të totalit në vlerë, dhe rreth 45.5 për qind në peshë, nga 39.1 për qind në vlerë që zinte në 2020-tën, apo 43.2 për qind në peshë.

Vendin e dytë të importeve të Shqipërisë me drithëra ndjek Serbia, me rreth 36.2 për qind të totalit të importeve në peshë, Franca me 3.5 për qind, dhe Ukraina me rreth 2.93 për qind.

- Advertisement -

Pra, këto katër shtete zënë rreth 88 për qind të totalit të importeve të drithërave në Shqipëri, dhe me përjashtim të Francës, tre shtetet e tjera përbëjnë kërcënim për përmbushjen e kërkesës si pasojë e paqëndrueshmërisë që përfaqësojnë në arenën gjeopolitike.

Gjatë vitit 2021, një kilogram drithëra u importua për një shifër mesatare prej 37 lekësh për kilogram, ndërkohë që në vitin 2020, kjo vlerë fiksohej pranë 30.59 lekëve për kilogram, pra në rritje me thuajse 21 për qind, gjë që më pas u reflektua edhe në tregun vendas, me rritjen e çmimit të bukës dhe produkteve të tjera me bazë drithërat, kryesisht prodhime brumi.

Sipas indeksit të çmimeve të konsumit, çmimi i bukës dhe drithërave gjatë vitit të kaluar u rrit me rreth 6 për qind.

Çmimi prej rreth 37 lekësh për kilogram rezulton të jetë më i larti që prej vitit 2012, kur fiksohej në rreth 38 lekë për kilogram. Shifrat e importeve të drithërave, si në vlerë ashtu edhe në peshë janë publike nga Instituti i Statistikave që prej vitit 2005, kur edhe regjistrohet çmimi më i ulët, me vetëm 15 lekë për kilogram.

Ndërkohë që inteligjenca amerikane sinjalizoi se Rusia mund të sulmojë Ukrainën përpara se të përfundojnë lojërat Olimpike të Dimrit në javën e ardhshme, kontrata e grurit në bursën e Çikagos, u rrit me 4.4 për qind, ndërsa kontratat që ndjekin çmimin e misrit dhe sojës, janë rritur gjithashtu në bursë.

Ukraina dhe Rusia janë kampionë botërorë të industrisë së grurit dhe furnizojnë mbi 25 për qind të nevojave në botë të drithërave. Vendet luajnë gjithashtu një rol të rëndësishëm në botë në dërgesat e vajit të misrit dhe lulediellit.

Konflikti i tejzgjatur në rajon mund të mbajë të fryra çmimet e këtyre lëndëve të para, duke rritur çmimet e ushqimit, që ndodhen që tani në nivelet më të larta në 1 dekadë.

Kontrata referencë në bursën e Çikagos për dërgesë në muajin maj u rrit me normën më të madhe në 4 muaj, përpara se ta mbyllte tregtinë në rritje me 3.2 për qind në 8.04 dollarë për shinik. Çmimet te drithërat, farat vajore dhe tregjet e buta janë rritur të gjitha në kohët e fundit, prej problemeve në anën e ofertës, gjë që sinjalizon se inflacioni ushqimor që ka goditur konsumatorët në të gjithë botën, pritet të vazhdojë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit