0.7 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Shqipëria mëmë: Kosovarit i kushton 70 euro çadra dhe 20 euro dy birra

Rekomandime

Një qytetar i ka shkruar redaksisë së Periskopit duke pretenduar se çmimet në plazhet e Shqipërisë janë bërë marramendëse.

- Advertisement -

Ai informon redaksinë se gjatë vikendin çmimet në Himarë, më saktë në Plazhin “Nazar” kanë arritur në 70 euro për një çadër.

Personi në fjalë me inicialet B.B. ka thënë që dy birra “Korona” i kanë kushtuar plot 2000 Lekë ose rreth 16 euro, përcjell Periskopi.

Për më tepër, siç mund ta shihni, këto biznese në Shqipëri që merren me turizëm nuk paguajnë as tatim mbi vlerën e shtuar (TVSh) siç ndodh në Kosovë.

- Advertisement -

Një tjetër abuzim me çmim u paraqit edhe dje, kur një qytetar kishte paguar plot 8 euro (1000 Lekë) për një pije energjike “Red Bull”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit