0.7 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Shqiptari me fanellë në mes të Beogradit, Kuriri serb ngre pyetjen: A do ndodhte kjo në mes të Tiranës?

Rekomandime

Një i ri shqiptar është shfaqur në një linjë autobusi në Beograd me një fanellë ku dukej flamuri shqiptar. Foto ka qarkulluar në rrjetet sociale ku komentet kanë qenë të shumta pro dhe kundër tij.

Më së shumti në komente nuk ka shfaqje racizmi, por më shumë janë kapur me pjesën se i riu ishte pa maskë duke thyer rregullat e pandemisë.

- Advertisement -

Ndërsa në lidhje me flamurin shqiptar, shumica u shprehën se as nuk e vunë re dhe as nuk e njihnin.

Megjithatë portali serb Kurir ngre pyetjen se nëse ky reagim kaq paqësor do të ndodhte nëse ne njëjta situatë do të shfaqej në mes të Tiranë?

Në fakt Kurir duhet të kujtoje se shqiptarët nuk kanë dhënë kurrë shfaqje raciste apo sulme të tilla duke respektuar shtetësinë, besimin dhe të drejtat e gjithsecilit, si kur serbët i kanë ardhur në shtëpi për të zhvilluan ndeshje sportive ashtu edhe në vizita zyrtare të nivelit të lartë.

- Advertisement -

Nuk ka pasur kurrë as protesta dhe as deklarata raciste askund, as në rrjetet sociale duke treguar qytetari dhe pjekuri.

Ndërkohë që sulme të tilla raciste i kemi parë gjerësisht nga serbët kundrejt shqiptarëve, madje edhe në nivelet më të larta qeverisëse.

- Advertisement -

Prandaj pyetja e ngritur na duket pa vende, ndërsa në lidhje me reagimet e serbëve ku shumica janë pozitive mund të themi se dhe ata po tregojnë maturi gjithashtu.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit