1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Shqiptari merr gradën e lartë në Forcat Ushtarake Ajrore Amerikane

Rekomandime

Komuniteti Rockwall ka festuar një moment historik. Shqiptari Edmond Smajli, një i diplomuar në Shkollën e Mesme Rockwall, mori gradën Toger i klasit të Dytë në Forcat Ushtarake Ajrore të Shteteve të Bashkuara. Lajmin e ka pasqyruar gazeta locale Blue Ribbon News në New York.

Po sipas shtypit vendas thuhet se Edmondi u njoh për këtë arritje këtë pasdite, gjatë ceremonisë zyrtare në praninë e anëtarëve të familjes, Smajli, dhe zyrtarve të lartë të ushtrisë dhe bashkisë, me proklamatën e dorëzuar nga Gjykatësi i Qarkut Rockwall, David Sweet dhe Kryetari i Bashkisë Rockwall Jim Pruitt, duke e nderuar atë edhe me datën 14 Shtator 2020 si “Edmond Smajli – Dita e Festimit Zyrtar të Komisionerit – Edmond Smajli Commissioned Officer Celebration Day”.

- Advertisement -

“Kjo është me të vërtetë një arritje e jashtëzakonshme për familjen tonë, dhe komunitetin tonë” tha babai i tij Ismet “Mario” Smajli, pronar i restorantit “Luigi’s” Ismet “Mario” Smajli, një aktivist i njohur shqiptar në Shtetet e Bashkuara.

“Jam shumë krenar për tim bir. Jam shumë krenar të shoh fëmijën tim më të madh të gatshëm për t’i shërbyer këtij vendi të madh, që një ëndërr e bëri realitet. Jam shumë i lumtur, së bashku me familjen time, kur shohë në këtë ceremoni kaq shumë personalitete të nderuara nga komuniteti ynë, dhe Bashkia Rockwall, këtu të mbledhur së bashku sot për të festuar këtë moment të veçantë, kur djali ynë merr gradën Toger i klasit të Dytë në Flotën Ushtarake Ajrore të SHBA ”, citohet të ketë thënë Ismet “Mario” Smajli.

Edmondi, u rrit në Rockwall dhe u diplomua në Shkollën e Mesme Rockwall RHS në 2015. Pas shkollës së mesme, ai vazhdoi studimet e larta, duke u diplomuar me një diplomë Bachelor në Aeronautikë nga Universiteti Aeronautik i Embry-Riddle nëDaytona Beach, Florida. Atje ai fitoi vlerësimin e instrumentit të tij dhe grumbulloi më shumë orë kohë fluturimi, duke u diplomuar nga Embry-Riddle në maj të vitit 2020.

- Advertisement -

Edmondi, është gjithashtu një i diplomuar i Akademisë së Forcës Ajrore ROTC Detachment 157, dhe u diplomua në pjesën e tretë të lartë të Fluturimit të Uiski, si dhe në kampin total. Në Mars 2018, ai fitoi një të drejtën pilot dhe në Maj 2021, ai do të marrë pjesë në Trajnimin Pilot të Universitetit në Randolph, Texas në Bazën e Përbashkët të San Antonios.

“Gjëja më e mirë që do të ndaj me të gjithë sot!”, shkruajti nē një postimin në llogarinë e tij nërrjetin social Facebook, Ismet “Mario” Smajli, “ është, se sot, djali im Edmond Smajli i diplomuari në Shkollën e Mesme Rockwall, merr Gradën Toger i klasit 2-të në Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara. Togeri Smajli u pranua në programin pilot të FA, dhe do të hyjë ne historinë e shqiptareve të Amerikës, kur për herë të parë kemi një djalë të ri Pilot të Forvace Ajrore të Shteteve të Bashkuara, një Amerikano-Shqiptar, që ishte duke ndjekur një kriter zyrtar, ku vetëm 3 nga çdo 1000 aplikantë pranohen në këtë program”.

- Advertisement -

Ajo që e bën me krenar Toger Smajlin dhe familjen, e mbarë komunitetin është se dita e sotme u shpall një ditë zyrtare e kremtimit me Gradën Toger i klasit 2-të në Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara, të Edmond Smajlit, nga Gjykatësi i Qarkut Rockwall dhe Kryetari i Bashkisësë Rockwall në shpalljen zyrtare.

Ky është momenti më i bukur i kësaj Bashkie, dhe komunitetit, që shpresojnë se çdo Rockwallian të bashkohet me ne për të shprehur krenarinë dhe mirënjohjen tonë të përzemërt ndërsa Toger Edmond Smajli vazhdon rrugën e tij drejt “uljes” në karrigen e kabinës së avionit luftarak të Shteteve të Bashkuara.

Edmondi, do të jetë nesër duke fluturuar me avionin luftarak më të përparuar të fluturakve modern ushtarak, si një pjesë e Forcave Ajrore Amerikane, nga më të mëdhatë në planet, dhe që përfaqëson vendin më të madh në planet, si një bir nga qyteti më i madh brenda shtetit më të madh.

Kjo është një punë e madhe.

Mirëpo thuhet se asnjë nga këto nuk do të ishte kurrë e mundur nëse Ismet “Mario” Smajli, nuk do të kishte ikur nga Kosova dhe të mbërrinte në SHBA në vitin 1988. Restoranti i tij “Luigis” është një element kryesor i kulturës së komunitetit të Rockwall dhe një histori e vërtetë e suksesit të ëndrrave amerikane, që kthehen në realitet.

“Pra, këtu është një histori edhe më e madhe, dhe është një histori amerikane, me të cilën të gjithë mund të jemi krenar. E gjitha është e lidhur me këtë ditë që të gjithëve na bën krenar” tha Kryetari i Bashkisë Rockwall Jim Pruitt, duke shtuar se :

“Unë kurrë nuk e kam parë Marion (Ismetin) më krenar dhe më të lumtur sesa ishte sot. Ishte thjesht një moment i jashtëzakonshëm, emocional që të isha në këtë ceremoni. Djali i tij Edmondi është një brez i ri i shqiptaro-amerikan dhe tani do të kontribuojë në rradhët e Forcave Ajrore Ushtarake të SHBA, në mbrojtjen e vendit tonë dhe aleatëve tanë nga kërcënimet që i vijnë”.

E mahnitshme!

Më në fund Kryetari i Bashkisë

Rockwall, Jim Pruitt,, citohet të ketë thënë në këtë ceremoni: ” Unë mendoj se mund të flas me siguri për secilin prej nesh, duke thënë se ne si një komunitet jemi jashtëzakonisht krenarë që po dërgojmë një pilot të ri luftëtar në trajnim dhe se ne i duam dhe mbështesim pronarët e bizneseve tona të vogla dhe familjet e tyre në çdo mënyrë që të mundemi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit