Boksieri shqiptar, Senad Gashi, ka shkëlqyer në duelin e mbrëmjes së të shtunës ndaj boshnjakut Adnan Redzovic.
Boksieri i rritur në Gjermani i dha fund duelit në raundin e katërt me nokaut.
Me këtë fitore Gashi regjistron fitoren e 20-të në boksin profesionist.
Aktualisht 30-vjeçari i lindur në Pejë është shqiptari më elitar në boksin e peshave të rënda, duke ecur në gjurmët e atletëve të njohur si Luan Krasniqi dhe Arnold Gjergjaj.