1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Shqiptari shtrin në tapet amerikanin, fiton me nokaut

Rekomandime

Kristian Prenga ka arritur që të fitojë me KO për të 13-ën herë në boksin profesionist duke mundur që në raundin e tretë Samuel Crossed.

- Advertisement -

Në ndeshjen e zhvilluar në Atlantic City, boksieri nga Mirdita që në sekondat e para të raundit të tretë arriti që të shtrijë në tapet amerikanin, duke arritur që të ngrejë lart dy tituj kampion bote.

Në një atmosferë fantastike, ku Prenga kishte përzgjedhur që të shoqërohej nën tingujt e muzikës shqiptare ai ngriti lart dy brezat e NBA dhe WBA në peshën e tij, duke bërë krenar të gjithë të pranishmit që i ishin bashkuar në këtë sfidë shumë të rëndësishme.

“Luftëtari” kuqezi ishte dominues edhe në dy raundet e para, por kundërshtari nuk pati më rezistencë për të vijuar duelin, duke i dhënë kënaqësinë e një tjetër fitoreje me “knock out” Prengës, i cili tashmë ka udhën e hapur për të tjera suksese në boksin profesionist.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit