Gëzim Pollozhani është vlerësuar si “Officer of the Year” (polici i vitit) nga qyteti i Fort Worth-it në Teksas.
Pollozhani është gjithashtu edhe një prej drejtuesve të bordit pranë Qendrës kulturore të komunitetit shqiptaro-amerikan në Texas.
Në ceremoninë e dorëzimit të çmimit ai u vizitua dhe u nderua me mirënjohje edhe nga policia shqiptare e Republikës së Shqipërisë!
Kjo vizitë u bë nga z. Skënder Doda ish kolonel tani Drejtor i IPA seksioni Shqiptar/Albania dhe zonja Irena Elezi nën komisare në drejtorinë vendore të policisë në Tiranë.
Për punët vullnetare, angazhimet dhe arritjet mbi 35 vjeçare të komunitetit mysafirët u informuan nga Bruno Ceka( kryetar) dhe Zek Nokshiqi (nëkryetar).