2.8 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Shtatorja e Skënderbeut në Prizren pritet të ndryshojë| Skulptori: Duhet të jetë pesë metra

Rekomandime

Turpit përmes “marrëzisë” artistike të shtatores së heroit kombëtarë Gjergj Kastrioti ‘Skënderbeut’, e vendosur në mes të zemrës së Prizrenit me përmasa tejet të vogla pritet t’i vijë fundi.

Për dimensione ideale të Skënderbeut do të diskutohet në nivele lokale dhe pritet të merren masa mëson portali arbresh.info brenda institucioneve lokale.
Vendi ku është vendosur i takon që ajo shtatore të ketë një madhësi dhe gjerësi më të madhe se që është.

- Advertisement -

Një gjë të tillë për arbresh.info e ka konfirmuar edhe skulptori Agon Qosa, i cili tha se skulptura e Skënderbeut e vendosur në Prizren do duhej të ishte më së paku pesë metra dhe bazamenti dy metra.

“Po në rastin ton siç e kemi skulpturën e Skënderbeut në Prizren që është e vendosur në një rreth rrotullim të komunikacionit edhe që duhet të dukej nga larg sepse e përshkon një rrugë e gjatë atëherë shtatorja e Skënderbeut do të duhej të ishte se paku 5 metra po ashtu edhe bazamenti 2 metra që në këtë rast qytetarëve nuk ju kishte dashtë me u ofrua ngatë shtatores. Por nëse do të vendosej në qytet aty ku edhe kalojnë qytetaret dimensioni modern është 1 me 1 me figurën origjinale njerëzore”, tha Qosa.

E ndërkaq historiani Bedri Muhadri për arbresh.info konsideron se shtatorja e Skënderbeut në Prizren, paraqet një figurë historike inteligjente, jo mitike, që konsiderohej i tillë në Evropë”, tha Muhadri.

- Advertisement -

E ndërkaq në anën tjetër skulptori Qosa tha se në vendin tonë janë duke u bërë standarde të gabuara sa i përket lartësisë së shatorëve, dhe se për këtë janë disa kritere që do duhej tu përmbaheshin.

“Në vendin tonë është bërë si dimension standard lartësia 3 metra edhe nëse i përshtatet apo jo aj dimension që është e gabuar. Kemi raste kur shtatorja duket shumë e madhe ne vendin ka kalojmë ose kemi raste që shtatorja nuk duket deri sa të ofrohemi sikurse shtatorja e Skënderbeut në Prizren. Skulpturat sidomos shtatoret duhen të kenë hapësirë ku të vendosen. Shtatoret monumentale pa dyshim që janë gjigante por ato duhet të kenë një hapësirë goxha të gjerë dhe nuk vendosen në hapësirat e qytetit por duhen të kenë një vend memorial në periferi. Kurse shtatoret më emocionuese janë ato që kanë dimension të barabartë me figurën se si ka qen në të vërtet personi në fjalë për të cilin i behet skulptura”, tha Qosa.

- Advertisement -

Përpos asaj, Qosa tha se shumë skulptura në vendin tonë nuk janë ën nivelin e duhur, por ka edhe raste kur heronjtë ofendohen siç është rasti i Skënderbeut dhe Adem Jasharit në Prizren.

“Te ne janë ba shumë skulptura edhe një pjesë e tyre nuk janë në nivelin e duhur. Nuk e kanë dimensionin adekuat për vendin ku është vendos. Nuk janë të modeluar që e përshkruajnë karakterin e figurës në fjalë (ngjashmërinë). Nuk e përshkruan kohen kur heroi në fjalë ka vepruar. Por ka raste kur edhe ofendohen heronjtë tanë sikur se ishte rasti me Skënderbeun dhe Adem Jashari Prizren edhe shumë tjerë që i përshkruajnë heroin si me qenë Lyps, frikacak, tradhtar sikur me pas frik heroi që ka ardh në qytetin e tij”, tha Qosa.

Të njëjtin mendim e ndan edhe historiani Muhadri, ku thotë se sado që janë madhështore disa prej tyre nuk janë të pranueshme.

“Mendime për shtatoret në Kosovë që i kushtohen heronjve të lavdishme të luftës çlirimtare 1997-99, shumë prej tyre janë madhështore siç është busti i Zahir Pajazitit në Prishtinë, i Ibrahim Rugovës, dhe i Adem Jasharit në Fushë Kosovë. Shtatorja e Adem Jasharit ka disa forma, po shumë nga to nuk janë të pranueshme”, tha Muhadri.

Arbresh.info për këtë çështje ka folur edhe me komunën e Prizrenit për të marr vesh nëse është nën plan të futet në një nga projektet e qeverisjes së re lokale, ndërrimi i kësaj shtatore, thanë se akoma nuk kanë përpiluar ndonjë planë në lidhje me këtë çështje dhe se deri në fund të muajit shkurt të këtij viti do të merren me projektet parësore sa i përket shtatoreve në Prizren.

Ndërsa kujtojmë se i ish-kryetari i komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka pati reaguar pas kritikave të shumta rreth shtatoreve të vendosura në këtë qytet të heronjve kombëtarë, Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe Adem Jashari.

Haskuka kishte larguar përgjegjësinë nga Komuna, duke thënë se shtatorja e Skënderbeut është bërë nga një shoqatë e diasporës dhe jo me mjete të Komunës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit