6.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Shtëpia e Bardhë i përgjigjet Putinit që aktivizoi forcat e parandalimit bërthamor

Rekomandime

Amerikanët nuk duhet të shqetësohen se mund të ketë luftë bërthamore, tha presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden të hënën, një ditë pasi presidenti rus Vladimir Putin vendosi urdhëroi forcat parandaluese bërthamore ruse në gatishmëri të lartë.

Ndërkohë një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha të hënën se Shtetet e Bashkuara nuk shohin asnjë arsye për të ndryshuar nivelet e saj të alarmit bërthamor në këtë moment.

- Advertisement -

“Ne nuk kemi ndryshuar nivelet tona të alarmit dhe nuk kemi ndryshuar vlerësimin tonë në këtë drejtim, por gjithashtu duhet të jemi shumë të qartë në lidhje me përdorimin e kërcënimeve nga ana e tij,” tha veçmas në një intervistë për televizionin MSNBC, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki.

Presidenti Biden pati një bisedë telefonike me aleatët dhe partnerët e SHBA-së të hënën, pasi një zyrtar amerikan tha se një luftë bërthamore nuk duhet të ndodhë kurrë. Udhëheqësit e Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë, Polonisë, Rumanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO’s dhe zyrtarët e lartë nga Bashkimi Evropian ishin gjithashtu të pranishëm në bisedën telefonike.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë i tha agjencisë Reuters se presidenti Putin po përshkallëzonte luftën me “retorikë të rrezikshme” dhe se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord prej kohësh që përdorimi bërthamor do të kishte pasoja shkatërruese.

- Advertisement -

“Ne mendojmë se retorika provokuese në lidhje me armët bërthamore është e rrezikshme, shton rrezikun e gabimeve dhe duhet të shmanget”, tha zyrtari.

Zyrtari tha se Shtetet e Bashkuara po peshojnë urdhrin e zotit Putin dhe në këtë moment nuk shohin “asnjë arsye për të ndryshuar nivelet tona të gatishmërisë”. As Shtetet e Bashkuara dhe as NATO’ja nuk kanë ndonjë dëshirë apo synim për konflikt me Rusinë, shtoi zyrtari.

- Advertisement -

Shtëpia e Bardhë vuri në dukje gjithashtu se Rusia ka nënshkruar deklarata të përbashkëta sipas së cilave një luftë bërthamore nuk mund të fitohet dhe nuk duhet të bëhet kurrë./VOA

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit