-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Shtëpia e Bardhë reagon pasi Franca e tërhoqi ambasadorin

Rekomandime

Shtëpia e Bardhë ka reaguar pas vendimit të Francës për ta tërhequr ambasadorin nga Uashingtoni për shkak të pakënaqësisë së Parisit rreh një pakti trepalësh të ShBA-së me Britaninë e Madhe e Australinë.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha të premten se Shtetet e Bashkuara shprehin keqardhje për vendimin e Francës për tërheqjen e ambasadorit dhe do të vazhdojnë që të angazhohen në ditët në vijim për t’i zgjidhur dallimet mes dy shteteve, shkruan Reuters.

- Advertisement -

Franca i tërhoqi ambasadorët nga Shtetet e Bashkuara dhe Australia, pasi kjo e fundit bëri marrëveshje me Britaninë e Madhe dhe ShBA-në për prodhimin e nëndetëseve me energji bërthamore.

Ky pakt i dha fund marrëveshjes që Australia e kishte nënshkruar më parë me një kompani franceze për të njëjtin qëllim. Vlera e marrëveshjes ishte 40 miliardë dollarë.

Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Yves Le Drian, pas marrëveshjes e krahasoi presidentin amerikan, Joe Biden, me paraardhësin e tij, Donald Trump, dhe tha se pakti trepalësh është “thikë pas shpine” për Francën, vendim absurd dhe i njëanshëm.

- Advertisement -

Në anën tjetër, Shtetet e Bashkuara janë munduar që ta zbusin zemërimin e Francës. Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, tha se Franca mbetet partnere jetike në rajonin e Indiano-Paqësorit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit