1.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Shtëpia e Bardhë reagon pasi Trump tha se e dërgoi Grenellin si ambasador në Kosovë

Rekomandime

Nga Shtëpia e Bardhë kanë thënë se Donald Trump nuk është më president i SHBA-ve dhe se nuk ka ndonjë ambasador që përfaqëson shtetin.

Reagimi i Shtëpisë së Bardhë vjen pasi ish-presidenti amerikan nëpërmjet një letre tha se ka dërguar ambasadorin e tij për çështjen Kosovë-Serbi, duke iu referuar ardhjes së Richard Grenell në Kosovë.

- Advertisement -

“Përtej imagjinatës së tij tejet active, Donald Trump nuk është më president dhe nuk ka asnjë “ambasadorë të dërguar” që përfaqëson Shtetet e Bashkuara”, citohet të ketë thënë një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë përpara gazetarëve. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur gazetarja e ‘Bloomberg’ nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në ‘Twitter’.

Reagimi i Shtëpisë së Bardhë vjen pas një letre të ish-presidentit Trump, në të cilën shkroi për marrëveshjen e normalizimit ekonomik Kosovë-Serbi dhe tha se duhet të vazhdojë të zbatohet.

“Njerëzit e Serbisë dhe Kosovës kanë kapërcyer pengesa të mëdha në ndjekjen e normalizimit ekonomik. Marrëveshjet e ndërmjetësuara nga administrata ime janë historike dhe nuk duhet të braktisen, shumë jetë janë në rrezik”, deklaroi Trump në letër.

- Advertisement -

“Rajoni është shumë i rëndësishëm dhe njerëzit kanë pritur shumë gjatë që kjo punë të lihet mënjanë. Sot, i dërguari im, ambasadori Ric Grenell vizitoi kufirin Kosovë-Serbi për të theksuar këtë marrëveshje të rëndësishme”, deklaroi tutje ai.

Ish-emisari special i SHBA-së i dërguar për çështjen Kosovë-Serbi përgjatë ditës vizitoi pikën kufitare ndërmjet këtyre dy shteteve, atë të Merdarës. Lidhur me këtë pikë, tha se filloi funksionalizimin falë marrëveshjes së arritur në Washington në vitin e kaluar. Lidhur me këtë pati polemika.

- Advertisement -

Eurodeputetja gjermane, Viola Von Cramon, njëherësh edhe raportuese për Kosovën në BE, është përplasur me Grenell nëpërmjet rrjeteve sociale. Kjo e fundit i bëri thirrje Grenellit “sillni edhe pak para përveç emërtimeve të liqeneve”.

Grenell u kundërpërgjigj menjëherë duke thënë se është e vërtetë se BE-ja e ndërtoi pikën e kalimit, mirëpo që nuk arriti ta hap atë.

Madje ai ironizoi me eurodeputeten duke iu drejtuar me fjalët “duket se dy palët nuk ju dëgjuan”.

Kosova përgjatë Vitit të Kaluar arriti marrëveshjen për normalizimin ekonomik me Serbinë në Washington, të nënshkruar më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit