1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Shteti armiqësor i Amerikës ndez raketat

Rekomandime

Irani ka testuar një raketë në një stërvitje detare në Gjirin e Omanit dhe Oqeanit Indian verior, njoftuan të enjten mediat shtetërore.

- Advertisement -

Raporte nga agjencia zyrtare e lajmeve IRNA thoshin se raketat shkatërruan caqet në një distancë prej 280 kilometrash, përcjell Telegrafi.

Ajo tha që testet erdhën gjatë një stërvitje detare nga marina e Iranit në Gjirin e Omanit dhe Oqeanit Indian.

Raporti vlerësohet të jetë i pari i një stërvitje që nga maji, kur një raketë gjatë një stërvitjeje iraniane goditi gabimisht një anije detare iraniane në vend të shënjestrës së saj të synuar në ujërat pranë ngushticës strategjike të Hormuz, duke vrarë 19 detarë dhe duke plagosur 15 të tjerë.

- Advertisement -

Ai gjithashtu vjen pas një “takimi” të tensionuar detar midis forcave iraniane dhe amerikane në Gjirin Persik aty pranë.

Në prill, SHBA akuzoi Iranin se po zhvillonte manovra “të rrezikshme” pranë anijeve luftarake amerikane në Gjirin Persik verior.

- Advertisement -

Irani gjithashtu ishte i dyshuar për kapjen e një tankeri nafte me flamur të Hong Kong-ut para kësaj.

E SPONSORUAR

Grumbullo të dhëna shpejt dhe lehtë përmes PyperSHIKO VIDEON

Ndryshe, Irani zhvillon rregullisht stërvitje në Gjirin e Omanit, i cili është afër ngushticës së Hormuzit, grykën e ngushtë të Gjirit Persik përmes të cilit kalon 20% e tregtisë së naftës në botë.

SHBA ka bërë fushata aktive për të mbajtur në vend një embargo të armëve të Kombeve të Bashkuara mbi Iranin që do të skadojë në nëntor.

Presidenti amerikan Donald Trump tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja bërthamore e Teheranit me fuqitë botërore dy vjet më parë, duke filluar një fushatë presioni maksimal kundër Iranit që i ka shtyrë rivalët në prag të konfliktit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit