Distria Krasniqi ka hyrë në histori të sportit kosovar me suksesin që arriti sot.
Ajo e ka rrëmbyer medalje e artë në “Tokio 2020”. Në finalen e madhe, Distria e mposhti japonezen, Funa Tonaki, transmeton Indeksonline.
Ky sukses i madh i Distria Krasniqit nuk do të mbetet pa u shpërblyer nga shteti i Kosovës.
Ekziston një ligj në Kosovës që shpërblen fituesit e medaljeve të arta për Lojëra Olimpike.
Kushdo që fiton Medalje të Artë në Lojëra Olimpike përfiton 100 mijë euro. Nëse ndonjë sportistë arrin rekord olimpik fiton 200 mijë euro.
Fituesit e Medaljes së Argjend fitojnë 60 mijë euro, kurse ata me të bronztë 40 mijë euro.