1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Shteti “sakaton” kompanitë e naftës, miliona euro dënim që rriten çmimet në 2018-tën

Rekomandime

Sot një litër naftë në shumicën e pompave të derivateve kushton 0.87 cent apo 0.89 cent, por dy vite më parë, konkretisht në fund të vitit 2018, në muajt, nëntor dhe dhjetor ishte 0.30 cent më shtrenjtë.

Atë kohë çmimi për 1 litër naftë ishte 1 euro 24 cent, rreth 30 cent më shtrenjtë se në vendet e rajonit.

- Advertisement -

Për të mbajtur këtë çmim të lartë kompanitë e derivateve ishin dakorduar mes vete. Këtë e tregojnë dënimet që Autoritet Kosovar i Konkurrencës i ka bërë dy kompanive që shesin derivate.

Reporteri.net mëson se Autoriteti i Konkurrencës ka dënuar kompaninë e derivateve “EXFIS” me gjobë rreth 600 mijë euro si dhe kompaninë “PATRONI” me rreth 38 mijë euro për ç’rregullim të konkurencës tregtare gjatë muajve nëntor dhe dhjetor të vitit 2018, e që me këto veprime kanë kryer shkelje të dispozitave të Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës Nr. 03L/-229, nenin 4 “Marrëveshje të ndaluar apo praktikë e bashkërenduar”.

Ndërkohë Reporteri.net mëson se për veprime të njëjta, Autoriteti i Konkurrencës ka dënuar kompaninë “Petrol Company” me rreth 200 mijë euro, kurse kompaninë “SHELL” me më shumë se 1 milionë euro, si dhe kompaninë “HIB Petrol”, poashtu me mbi 1 milionë euro.

- Advertisement -

Reporteri.net ka kontaktuar kompaninë “HIB Petrol”, zyrtarë të së cilës kanë kërkuar t’ua dërgojmë pyetjet në e-mail, çka e kemi bërë, por më pas nuk kanë kthyer përgjigje.

Kurse nga kompania “SHELL” nuk kanë dashur të flasin me arsyetimin se nuk gjendet në zyrë zyrtari për media i kompanisë.

- Advertisement -

Reporteri.net ka kontaktuar edhe drejtorin e Autoritetit të Konkurencës, Valon Prestreshi, të cilit i kemi dërguar pyetje lidhur me çështjen në fjalë, për të mësuar se cilat kompani janë dënuar dhe me çfarë gjobe, por edhe pse ka parë pyetjet nuk është përgjigjur.

Ndryshe, Prestreshi përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se nesër do të mbajë konferencë për media për këtë çështje.

“Ju njoftojmë se të premten (08.05.2020), në orën 10, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës do ta shpalosë vendimin përfundimtar lidhur me rastin që ka të bëjë me dyshimet për manipulime me çmime nga kompanitë e derivateve të naftës. Konferenca do të mbahet në ish-objektin e Bankës së Lubjanës, kati i katërt (IV), Rr. Migjeni në Prishtinë”, ka shkruar ai në Facebook.

Reporteri.net ka tentuar të marrë një përgjigje edhe nga kreu i naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, por ai nuk është përgjigjur në telefon.

Ndryshe, Reporteri.net merr vesh se edhe kompani të tjera janë dënuar nga Autoriteti i Konkurencës. /Reporteri.net/.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit