-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Shtrëngimi i duarve nuk lejohet, masat që u caktuan për faljen e namazit të Bajramit

Rekomandime

Falja e namazit të Festës së Kurban Bajramit do të bëhet me respektim të masave kundër Covid-19.

- Advertisement -

Gjithçka është gati për faljen e Bajramit.

Këtu në xhaminë e madhe në kryeqytet janë bërë përgatitjet e duhura që festa e Kurban Bajramnit të falet me xhemat.

Por duke respektuar masat kundër virusit korona.

- Advertisement -

Sipas zëvendësimamit të kësaj xhamie këto masa janë caktuar në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë.

Për të shmangur plotësisht infektimin me Covid-19, përveç mbajtës së distancës besimtarët nuk do të shtrëngojnë duart e njëri-tjetrit për të bërë bajram.

- Advertisement -

E qytetarët do të mund t’i shfrytëzojnë hapësirat e oborrit për ta falur namazin.

Kurse myftiu i Bashkësisë Islame, Naim Tërrnava bëri thirrje për më shumë solidaritet në këtë festë.

Falja e namazit të Bajramit bëhet të marten në ora 05:51.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit