7.9 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

“Shtytja e re për dialog”, media evropiane zbulon pse u aktivizua Macron në çështjen e Kosovës

Rekomandime

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, do të organizojnë së bashku me BE një video samit të Premten (10 korrik) midis Serbisë dhe Kosovës që synon lehtësimin e tensioneve midis fqinjëve të Ballkanit.

- Advertisement -

Ky samit i organizuar nga Macron dhe Merkel dhe nga stafi i shefit të diplomatit të BE Josep Borrell, do të kërkojë të adresojë një prej mosmarrëveshjeve territoriale më të paqëndrueshme të Evropës, me Beogradin që refuzon të njohë pavarësinë e Kosovës, shkruan Euroaktiv, përcjell Bota sot.

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, do të zhvillojnë bisedime të ndara me Macron në Francë, përkatësisht të martën dhe të enjten, njoftoi pala franceze.

Derisa tensionet midis Prishtinës dhe Beogradit mbeten të larta, si Kosova, ashtu dhe Serbia janë përballur me presion të madh nga Perëndimi për të rihapë negociatat pas një seri titujsh diplomatikë.

- Advertisement -

Shtytja e re për bisedimet e bëra nga zyra e Macron vjen pasi Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi u akuzua muajin e kaluar për krime lufte nga prokurorët në Hagë.

Aktakuza çoi në shtyrjen e një samiti të Shtëpisë së Bardhë midis Serbisë dhe Kosovës që do të mbahej në fund të qershorit, e cila kishte ngritur vetullat në Bruksel, pasi zyrtarët evropianë kanë kaluar vite në përpjekje për të zgjidhur mosmarrëveshjen.

- Advertisement -

Për më tepër, Hoti dhe Vuçiq do të fillojnë përsëri bisedimet në Bruksel të dielën (më 12 korrik), u tha zëdhënësi i BE Peter Stano gazetarëve në Bruksel.

Takimi, që do të pritet nga Borrell dhe i lehtësuar nga Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Serbi-Kosovë, Mirosllav Lajçak, do të jetë i pari në kornizën e dialogut që nga nëntori i vitit 2018, , shkruan Euroaktiv, përcjell Bota sot.

Beogradi u tërhoq nga dialogu në nëntor të vitit 2018, pasi qeveria e Kosovës vendosi të rrisë taksën e importit për të gjitha mallrat e prodhuara në Serbi dhe Bosnje në 100% nga 10% të përcaktuara më parë, duke thënë se masa ishte e nevojshme për të mbrojtur sovranitetin dhe interesat e Kosovës.

Zgjidhja e konfliktit të vazhdueshëm është një parakusht për të dy palët të përparojnë në ëndrrat e tyre të pranimit në BE./BS

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit