1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Shuhet “Bulldozheri”, presidenti i Tanzanisë që nuk e çnjohu Pavarësinë e Kosovës

Rekomandime

Ka ndërruar jetë “Bulldozheri”, presidenti i Tanzanisë që nuk e çnjohu Pavarësinë e Kosovës

- Advertisement -

Presidenti i Tanzanisë, John Magufuli është shuar në një spital në Dar es Salaam, ka njoftuar zv.presidentja e vendit në një adresim televiziv të mërkurën. Ai ishte 61 vjeçar.

“Presidenti John Magufuli ka ndërruar jetë nga sëmundja e zemrës me të cilën po përballej qe 10 vjet,” ka thënë Samia Suluhu Hassan. Ajo shtoi se presidenti ka marrë trajtim në spitalin e Mzenas që nga e diela.

Hassan tashmë do të jetë ushtruese e detyrës së presidentes së Tanzanisë. Ajo është bërë kësisoj gruaja e parë e njërit prej vendeve më demokratike në Afrikë.

- Advertisement -

Tanzania e ka njohur Pavarësinë e Kosovës në vitin 2013, shkruan Periskopi. Përkundër lobimit serb, ky vend nën drejtimin e z.Magufuli nuk e kishte çnjohur pavarësinë e vendit tonë.

Edhe lideri i opozitës, Zitto Kabwe ngushëlloi familjen e presidentit.

- Advertisement -

“Ky është një moment i paprecedent për Republikën tonë, dhe një i tillë që të gjithëve na ka prekur shumë personalisht,” tha kryeopozitari i Tanzanisë.

I njohur si Bulldozheri për qëndrimin e fortë kundër korrupsionit dhe për politikat radikale, Magufuli ishte bërë president i vendit në tetorin e 2015-s.

Kujtojmë se presidenti i parë i Tanzanisë ishte lideri emblematik Julius Nyerere. 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit