1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Shumë ushqim u dhurua për policët në veri, por a pranojnë Njësitë Speciale ushqim nga vullnetarët?

Rekomandime

Policia e Kosovës ka thënë që vazhdimisht bëjnë planifikimet për furnizim me ushqim të zyrtarëve policorë, por kjo çështje ende nuk është rregulluar. Si rrjedhojë pjestarët e Policisë së Kosovës në veri u furnizuan me ushqim nga vullnetarët.

Ndërrimin e përfunduan pas më shumë se dhjetë orësh.

- Advertisement -

Por pjesëtarë të tjerë të Policisë së Kosovës, u zëvendësuan, duke mos e lënë jashtë kontrollit situatën në pikën kufitare në Jarinje, për asnjë moment.

E përgjatë kohës sa qëndruan në këtë aksion, dy kuti me mish gjedhi të konservuar, një jogurt, një mollë e gjysmë buke, shoqëruar me pije, ishte ushqimi për ta.

Madje, në mesin e tyre pati edhe vullnetarë për të dërguar ushqim në pikën kufitare, për pjesëtarët e Njësisë Speciale.

- Advertisement -

Por, në një përgjigjie nga Zyra për Informim në Policinë e Kosovës, u tha se përveç sigurisë, policia bën planifikimin edhe për furnizim me ushqim.

Sipas tyre, ata i kushtojnë vëmendje të veçantë përmbajtjes së pakove ushqimore.

- Advertisement -

Krahas kësaj, ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj po thotë që individë që kanë marrë pjesë në këtë aksion, kanë shprehur pakënaqësi me ushqimin.

Qalaj thotë se ushqimi është shumë i rëndësishëm veçanërisht në aksione të tilla.

Megjithatë, ish shefi i Policisë thekson se i gjithë ky furnizim, varet nga mundësitë operacionale.

Veç kësaj, Qalaj thotë se ndonëse Policia e Kosovës nuk e ka të rregulluar çështjen e ushqimit, ata nuk mund të pranojnë të furnizohen nga vullnetarët, për punë të sigurisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit