2.2 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

“Shuplaka” e radhës nga SHBA për Thaçin, kërkohet shkarkimi i Presidentit

Rekomandime

“Pas deklaratës së ambasadorit Philip Kosnett, procedimi për shkarkimin e Hashim Thaçit duhet të jetë veprimi i parë dhe e pashmangshëm i legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, në një intervistë për media ka thënë se Uashingtoni zyrtar asnjëherë s’ka inkurajuar ndonjë ide për ndryshimin e kufijve të Republikës së Kosovës, për diçka që kanë biseduar dhe parimisht kanë rënë dakord Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai serb, Aleksandër Vuqiq.

- Advertisement -

“Qeveria amerikane kurrë nuk ka inkurajuar në mënyrë aktive një rishikim të kufijve apo siç e kanë quajtur disa, ndarje”, ka thënë Kosnett.

Lidhur me këtë deklaratë të Kosnettit, kanë reaguar ashpër analistët politikë sipas të cilëve, kjo deklaratë e hapur e mikut amerikan, është vetëm edhe një demaskim i hapur që po i behet Hashim Thaçit, i cili proklamonte se edhe SHBA-ja e mbështet ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Analisti politik, Florim Zeqa shprehet se kjo deklaratë është edhe një goditje e rëndë ndaj Hashim Thaçit nga SHBA-të, gjë e cila flet se përfundimisht vdekur ideja e Thaçit dhe Vuqiqit për ndryshim kufijsh mes Kosovës dhe Serbisë.

- Advertisement -
Florim Zeqa

“Deklarata e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, se Uashingtoni zyrtar asnjëherë s’ka inkurajuar ndonjë ide për ndryshimin e kufijve të Republikës së Kosovës është një ‘shuplakë’ e radhës ndaj Hashim Thaçit, i cili në vazhdimësi e ka manipuluar opinionin. Ky njëherit është edhe një demaskim i hapur që po i bëhet Hashim Thaçit, i cili proklamonte se edhe SHBA e mbështet ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Sipas analistit Zeqa, për aq sa ideja e ndarjes së Kosovës, gjegjësisht plani ndarës për shkëmbim territoresh të jetë në kokat e serbëve, për aq do të jetë edhe në mendjen e bashkëmendimtarëve të tyre në Shqipëri e Kosovë, prandaj hetimit dhe pamundësimit të realizimit të këtij projekti duhet shkuar deri në fund.

- Advertisement -

“Duhet sqaruar se, sikurse plani për ndryshim kufijsh mes Kosovës dhe Serbisë që nuk ka qenë asnjëherë ide e Thaçit, ashtu edhe ideja e bashkimit kombëtar, e proklamuar në fillim të karrierës së tij politike, nuk janë ide të Hashim Thaçit, por janë teza për konsum ditor politik, të cilat lindin në mëngjes dhe në mbrëmje vdesin.

Prandaj, çdo ide dhe deklaratë që del nga goja e Hashim Thaçit nuk duhet marrë seriozisht, për shkak se ndryshe flet ky, e krejt ndryshe mendojnë mentorët e tij politik.

Si pasojë e kësaj situate, deklaratave të Hashim Thaçit më shpejt ju del afati se sa kërpudhave të Agim Bahtirit”, theksoi Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Sipas Zeqës, ambasadori amerikan Kossnet, me këtë dëshmi të cilës duhet t’i besohet, e ka dhënë edhe një argument pse duhet iniciuar nga Kuvendi shkarkimi i Hashim Thaçit.

“Pas deklaratës së ambasadorit Philip Kosnett, procedimi për shkarkimin e Hashim Thaçit duhet të jetë veprimi i parë dhe e pashmangshëm i legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, përfundoi analisti politik, Florim Zeqa për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit