-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Si do të votonte Edi Rama në referendumin për bashkimin kombëtar

Rekomandime

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në konferencën e përbashkët me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, pas mbledhjes së përbashkët të dy qeverive shqiptare.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama, kanë folur në një konferencë për media pas takimit të përbashkët të dy qeverive shqiptare.

- Advertisement -

Kryeministri i Shqipërisë në konferencë është pyetur se si do të votonte nëse do të bëhej një referendum për bashkimin kombëtar.

Rama e ka quajtur provokim pyetjen nga gazetari kosovar, por është përgjigjur se nëse do të bëhej një referendum për bashkimin kombëtar, ai do të votonte hapur “po”.

“Kjo është pyetje apo është “provokacja” sepse unë s’kuptoj. Në rast se më pyesni në hipotezën e një referendumi paqësor për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, unë do bëja një shkelje të Ligjit për fshehtësinë e votës, do votoja hapur “po””, ka deklaruar Rama.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit