1.6 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

Si e “shmangu” James Blunt “Luftën e III-të Botërore” në Kosovë

Rekomandime

Këngëtari britanik James Blunt ka qenë bashkë me trupat e NATO-së në Kosovë. Siç kishte rrëfyer në një intervistë për BBC, Blunt kishte treguar se si kishte refuzuar një urdhër për t’i sulmuar trupat ruse.

- Advertisement -

Blunt kishte thënë se ishte i gatshëm të rrezikonte ballafaqimin në gjykatë ushtarake duke kundërshtuar urdhrin e një gjenerali të SHBA.

Megjithatë ai kishte treguar se ishte përkrahur nga gjenerali i Ushtrisë Britanike, Sir Mike Jackson, i cili i kishte thënë “ Unë nuk dua që ushtarët e mi të jenë përgjegjës për nisjen e Luftës së Tretë Botërore”.

Blunt ishte urdhëruar që të zinte hapësirën e aeroportit, por rusët kishin arritur të parët. Këngëtari Britanik kishte treguar se si kishte marrë urdhrin për të larguar nga aty mbi 200 ushtarë rusë.

- Advertisement -

“Unë isha oficer drejtues për ushtarët që kisha mbrapa”, kishte treguar Blunt.

James Blunt ka treguar se si komanda i kishte ardhur nga gjenerali amerikan Wesley Clark për t’i mposhtur rusët që kishin zënë aeroportin. Ai thotë se Clarck i kishte thënë fjalë të shumta, derisa në radio lidhje i kishte ardhur fjala “shkatërrim”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit