-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Si mund të mbahet një planet me 11 miliardë njerëz? Një ekuacion shumë kompleks

Rekomandime

Nga Massimo Livi Bacci

- Advertisement -

Nëse bazohemi tek parashikimet e Kombeve të Bashkuara, me të cilat bien dakord shumica e ekspertëve, deri në vitin 2100 Toka mund të banohet nga gati 11 miliardë njerëz, ose 3 miliardë më shumë se 8 miliardët që banojnë aktualisht.

Tre miliardë të tjerë në 79 vjet është një shifër mbresëlënëse. Por mos harroni se mjaftuan vetëm 36 vjet për t’i shtuar një shifër të ngjashme 5 miliardë banorëve të arritur në vitin1985. Në fakt, shkalla e rritjes së popullsisë së botës është vazhdimisht në rënie.

Rritja vjetore ishte 2.5 për qind gjysmë shekulli më parë, aktualisht është më pak se 1 për qind, dhe pritet të jetë afro zero nga fundi i këtij shekulli. Megjithatë, për pjesën tjetër të shekullit do të jetë e nevojshme që të ushqehen, strehohen, vishen, sigurohet ujë dhe energji, hapësirë ​​dhe mallra të të gjitha llojeve, për 3 miliardë njerëz më shumë, duke krijuar presione të reja mjedisore në një territor “fiks”, që është krijuar tani nga njeriu, drejtpërdrejt (ndërtimet, infrastruktura, bujqësia) apo indirekt (kullotat e menaxhuara dhe pyjet), në rreth 2/3 e planetit.

- Advertisement -

Rritja e demografike përcakton një rritje të densitetit të popullsisë dhe ndryshime në shpërndarjen e vendbanimeve, me efekte direkte dhe indirekte në emetimet e gazrave serë dhe rrjedhimisht në ngrohjen globale.

Për shembull, emigrimi shoqërohet me shpyllëzimin dhe degradimin e pyjeve tropikale – Amazon, pellgun e Kongos dhe lumenjtë e tjerë të mëdhenj të Azisë Jugore. Proceset e shpyllëzimit janë shumë aktive në Afrikë dhe Amerikën Latine, pjesërisht si rezultat i emigrimit dhe ndërhyrjes.

- Advertisement -

Popullsia e zonave bregdetare, dhe veçanërisht ato që janë më shumë të rrezikuara, me një lartësi më të vogël sesa 10 metra mbi nivelin e detit, rritet shumë më shpejt se ajo e zonave të brendshme. Rreziku rritet për të parën. Përmbytjet dhe cunami, dhe brishtësia e këtyre vendeve do të theksohet akoma më shumë nga rritja e pritshme e niveleve të detrave.

Një pasojë tjetër e presionit demografik është zgjerimi i agregateve të mëdha njerëzore:mega-qytetet e mëdha me mbi 10 milionë banorë (të cilët midis viteve 1990-2018, u rritën nga 10 në 33), me 7 për qind të popullsisë botërore, që prodhon 13 për qind të mbetjeve dhe që konsumon 10 për qind të energjisë, duke gjeneruar ndotje shumë më të madhe sesa ndikimi i tyre demografik dhe ekonomik.

Për më tepër, procesi i vazhdueshëm i ngrohjes globale mund të çojë në shkretëtirëzimin e rajoneve të thata, në të cilat jetojnë qindra miliona njerëz, të cilët merren kryesisht me bujqësi dhe blegtori, duke gjeneruar kësisoj presione negative mbi standardet e jetesës dhe duke nxitur presionet migratore.

Prandaj, presionet demografike mbi mjedisin janë të shumëfishta; dhe jo të gjitha ato janë të pakthyeshme. Ato janë graduale me kalimin e kohës; ka procese të përshtatjes dhe mbrojtjes. “Banorët e Tierra del Fuego, Kepit të Shpresës së Mirë apo Tasmanisë në njërën hemisferë dhe rajonet e Arktikut në tjetrën”- shkroi Darvini – “duhet të kenë përjetuar shumë klima dhe të kenë ndryshuar zakonet e tyre shumë, për të arritur në vendbanimet e tyre të zakonshme”.

Megjithatë, kur Darvini i shkroi këto radhë, popullsia e botës ishte 1/5 e popullsisë aktuale dhe forcat e përshtatjes që janë të natyrshme tek njerëzimi, mund të mos mjaftojnë, sot dhe në të ardhmen, për të na mbrojtur nga degradimi i mjedisit.

Shënim: Massimo Livi Baçi, profesor i demografisë në Universitetin e Firences.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit