4.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Si po e kërcënon hapur Rusia Serbinë që të heqë dorë nga plani i Paqes me Kosovën

Rekomandime

Ditëve të fundit Rusia është rikthyer në skenën politike të Serbisë dhe Ballkanit Perëndimor me deklarata kërcënuese ndaj patericës së saj në rajonin tonë.

- Advertisement -

Rusia s’po mund të fsheh agjendën destruktive ndaj Ballkanit Perëndimor dhe Kosovës në veçanti.

Dje pati një riaktivizim të koordinuar nga Rusia në drejtim të Serbisë, duke i kërkuar hapur që të tërhiqet nga marrëveshja e mundshme me Kosovën, e cila pritet të përmbyllet më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Të enjten, fillimisht presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq u takua me ambasadorin rus, Aleksandar Botsan Harçenko, njeriun radikal të Putinit në shtetin fqinj, shkruan Nova.rs.

- Advertisement -

Në një postim në rrjetin e tij në Instagram, Vuçiq njoftoi se me ambasadorin rus Harçenko, patën bisedie rreth “situatës në Kosovë” dhe se Serbia do të vazhdojë në marrëdhëniet e saj me Rusinë.

“Veçanërisht e informova Shkëlqesinë e Tij rreth situatës në Kosovë dhe qëndrimet e Serbisë. Serbia do të vazhdojë të mirëmbajë marrëdhënie korrektë me Federatën Ruse”, shkroi Aleksandar Vuçiq.

- Advertisement -

Kujtojmë se kohëve të fundit, ambasadori rus ka rritur paraqitjet e tij nëpër media serbe ku vazhdimisht ka inkurajuar Serbinë të mos e pranojë plan-propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Harçenko në një numër paraqitjesh këtë propozim të BE-së e ka quajtur “njohje të Kosovës” të cilin Serbia nuk duhet ta pranojë.

Një takim i tillë i Vuçiqi me Harçenkon, vije pas një kohë që presidenti serb foli hapur kundër formacionit terrorist rus Ëagner që vepronte në Serbi.

Deklarata e Vuçiqit kundër Ëagnerit ishte e para publike, duke i befasuar të gjithë. Kjo u pa edhe si një fillim i shkëputjes së Serbisë nga Rusia.

Po ashtu, Serbia një ditë pas takimit në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, pranoi donacion mbi 600 milionë euro nga BE-ja për rehabilitimin e hekurudhave të Serbisë.

Kërcënimi tjetër nga zëdhënësja e Lavrovit

Vetëm pak orë pas këtij takimi, në skenë dje doli zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Ruse, Maria Zakharova. Ajo në një konferencë për media ka thënë se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, “ka të gjitha shanset të përsërisë fatin e Formatit të Normadisë”, siç e cituan mediat serbe.

Serbisë ajo i bëri thirrje të mos i besojë rolit të Perëndimit për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

“Dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës nën ndërmjetësimin e BE-së ka të gjitha shanset për ta përsëritur fatin e Formatit të Normandisë. I ftoj të gjithë në rajon, ekspertët, shkencëtarët politikë, gazetarët dhe publikun e përgjithshëm, të shqyrtojnë rolin e marrëveshjeve të bëra me Perëndimit dhe nëse është përsëritje e historisë së Formatit të Normandisë”, ka thënë Zakharova.

“Në Marrëveshjen e Minskut ishin nënshkrimet e njerëzve me rëndësi botërore, ata ishin njerëz jo vetëm që përfaqësonin forca të caktuara politike, ishin njerëz që kishin autoritet absolut për të verifikuar dokumente të këtilla, e kam fjalën për vendet perëndimore”, ka thënë ajo.

Kosova dhe Serbia do të takohen më 18 mars në Ohër për ta përmbyllur pjesën e dytë të marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve, atë të planit implementues.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit