2.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Si po e përgatit Vuçiq opinionin në Serbi për pranimin e planit -franko gjerman

Rekomandime

Sipas një sondazhi të kryer në Serbi, më shumë se gjysma e qytetarëve, rreth 57 për qind e tyre, besojnë se Serbia duhet të pranojë planin franko-gjerman, nëse aty përjashtohet njohja formale të Kosovës dhe anëtarësimi i saj në Kombet e Bashkuara, ndërsa 33 për qind e të pyeturve janë kundër tij.

- Advertisement -

Në anën tjetër, rreth 80 për qind e qytetarëve janë kundër këtij propozimi nëse ai dokument do të nënkuptonte njohjen e Kosovës dhe hyrjen e saj në OKB, raportoi sot e përditshmja në Serbi “Danas”, duke e cituar mediumin serb “Blic”

Drejtori i agjencisë “Factor plus”, Vladimir Pejiq, ka thënë se Kosova nuk është një çështje që u intereson shumë qytetarëve të Serbisë, por kur ndodhin incidente, Kosova është e para.

Kur është fjala për refuzimin e planit, çdo i dyti qytetar beson se plani i ardhshëm për zgjidhjen e çështjes së Kosovës do të jetë edhe më i keq, dhe 36 për qind e qytetarëve thonë se “nuk do të ketë plan tjetër”, ndërsa vetëm 21 për qind besojnë. se “plani i ardhshëm ndoshta do të jetë më i mirë.” .

- Advertisement -

“Danas” tutje shtron pyetjen se a po e përgatit Presidenti serb, Aleksandër Vuciq opinionin për çështjen e Kosovës. Korrespondenti i agjencisë së lajmeve “Beta”, Gëzim Baxhaku, i ka thënë të përditshme serbe se rezultati i sondazhit është produkt i deklaratave të Vuciqit dhe zyrtarëve të tjerë.

“Ky është një rezultat i krijuar nga deklaratat e përditshme të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuciqit, dhe gjithashtu nga zyrtarë të tjerë të lartë të Serbisë, që vazhdimisht e potencojnë anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara si problemin më të madh në propozimin për normalizimin e Kosovës”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Sipas tij, pas shumë deklaratave, jo vetëm nga Vuciqi, por edhe nga Ivica Daciq dhe të tjerët, se plani ishte i papranueshëm, u ndërrua diskursi nisur nga Vuciq që tha se mospranimi i planit do të thotë sanksionim i Serbisë dhe publiku besoi se do të ishte më pak e dëmshme të pranohet plani.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit