-0.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Si po e shfrytëzojnë rusët e pasur Serbinë si rrugë për të dalë në Evropë?

Rekomandime

Air Serbia i ka dyfishuar fluturimet Moskë-Beograd, pasi aeroplanët e këtij shteti mund të fluturojnë mbi hapësirën ajrore të Bashkimit Evropian, shkruan the Guardian.

- Advertisement -

Rusët e pasur po e shfrytëzojnë një shteg të njohur si “Dera e prapme e Serbisë”, për të ikur në Evropë dhe për t’i ikur ndalimit që BE-ja ua ka bërë fluturimeve nga dhe në Rusi.

Air Serbia, në të cilën shteti serb është aksionari më i madh, i ka dyfishuar fluturimet direkte në nga Moska në Beograd. Realizohen 15 fluturime në javë, numër ky i rritur në mënyrë të shpejtë, pas BE-ja ndaloi fluturimet e avionëve rusë nëpër hapësirën e saj ajrore.

Prestigjiozja britanike më tej shkruan se si Serbia ka refuzuar t’i vendosë aksione Rusisë, por avionët e saj janë të lirë të kalojnë nëpër hapësirën ajrore të BE-së.

- Advertisement -

Kjo, shkruan the Guardian, e ka bërë Serbinë “korridorin e vetëm ajror të hapur për Rusinë”, sipas një kompanie të fluturimeve ajrore.

Kapacitetet e ulëseve të linjave ajrore midis Rusisë dhe Serbisë janë rritur për 50 për qind në javën e parë të marsit, krahasuar me një javë para se Rusia ta suImonte Ukrainën.

- Advertisement -

Sipas kompanisë së fluturimeve, javëve në vijim pritet të rritet edhe më shumë kapaciteti.

Serbia dhe Bjellorusia e autokratit Alexander Lukasheno janë shtetet e vetme në Evropë që nuk i kanë vendosur sanksione Rusisë, prej 24 shkurtit, kur forcat ruse hynë në Ukrainë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit