10.1 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Si po noton Lutfi Zharku në përplasjet që po ndodhin në LDK

Rekomandime

Oferta e fundit e bërë nga Lëvizja Vetëvendosje për koalicion, është shndërruar në një pikë përplasjeje mes Agim Veliut e Vjosa Osmanit.

Veliu një ofertë të tillë e ka cilësuar si joserioze dhe tendencë të VV’së për nëpërkëmbje të LDK’së, ndërkohë Osmani ka thënë se çfarëdo përpjekje që ka për qëllim afrimin e palëve është serioze dhe se për diçka të tillë vendosin organet e partisë.

Për këtë përplasje nënkryetarësh ka folur sot edhe kreu i partisë, Isa Mustafa, duke mos u pozicionuar pro asnjërit.

- Advertisement -

E në këtë kohë tensionesh brenda partisë, një mesazh është munduar ta dërgojë edhe ish-ministri i LDK’së, Lutfi Zharku.

Zharku ka publikuar një fotografi në të cilën shihen, Lutfi Haziri, Isa Mustafa e Agim Veliu, në kohën kur këta tre të fundit i kishin dhënë përkrahje për t’u bërë deputet.

“Atëherë këta ishin me mua, sot unë jam me këta!”, ka shkruar Zharku.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit