1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

‘Si u shkatërrua Jugosllavia’, Stipe Mesiç zbulon se i cili ishte plani i Millosheviçit për shqiptarët

Rekomandime

Në Universitetin Shtetëror të Tetovës (USHT) u promovua libri i ish-presidentit kroat, Stipe Mesiç i titulluar “Si u shkatërrua Jugosllavia”. Libri i ish-presidentit rrëfen ngjarje, zhvillime dhe fakte mbi shkatërrimin e ish-Jugosllavisë, ndërsa është cilësuar si një përmbledhje e dëshmive autentike të procesit të shthurrjes së Federatës së dikurshme jugosllave.

- Advertisement -

Autori i librit, ish-presidenti kroat, Stipet Mesiç, duke shpjeguar në lidhje me rrethanat e shpërbërjes së Jugosllavisë dhe qëndrimet e udhëheqësve të atëhershëm politik, theksoi se ish-presidenti serb, Slobodan Millosheviçi, në atë kohë kishte plane të dëbojë shqiptarët nga Kosova dhe të destabilizojë rajonin.

“Millosheviç ishte kundër tërheqjes së serbëve nga Kroacia, sepse kishte plane tjera, për të dëbuar shqiptarët nga Kosova në Maqedoni dhe Shqipëri. Në këtë mënyrë ai është përpjekur të destabilizojë Maqedoninë dhe Shqipërinë. Për shkak se Millosheviç ishte më i forti në tërë rajonin, ai besonte se bota do të kërkojë ndihmën e tij dhe në këtë mënyrë do të sigurojë të marrë Kosovën etnike”, deklaroi Mesiq.

Ish-presidenti Mesiç, poashtu ka theksuar se ardhmëria e vendeve të Ballkanit Perëndimor është anëtarësimi në Bashkimin Evropian në disa aspekte, edhe atë si në aspektin ekonomik, tregtisë, si dhe mundësive të tjera që do të sigurojnë progresin e shtetit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit